Categories: kosovësport

Ishte pranë por e pengoi ushtria, si ju prish ëndrra Fadil Vokrit për të firmos me ekipin legjendar (FOTO LAJM)

Sot janë bërë tre vite që kur legjenda e futbollit të Kosovës Fadil Vokrri vdiq nga një sulm kardiak në moshën 57 vjeçare.

Vokrri kishte një karrierë të bujshme në futboll dhe në kohën e ish-Federatës së Jugosllavisë ai cilësohej si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe jo rastësisht kishte zgjuar interesimin edhe të disa skuadrave të mëdha evropiane.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapin e Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizanin e Beogradit.

Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij.

Në vitin 1987 klubi italian i futbollit Juventusi ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtinës e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak.

Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeçare dhe kjo u bë shkak që ai të mos kishte mundësi që të bënte një tjetër hap të madh në karrierën e tij.

 

të fundit

Shqipëria bashkëpronare me Kushner/ Ngrihet shoqëria që do punojë me dhëndrin e Trump për Sazanin

Shqipëria ka ngritur kompaninë që do të përfaqësojë interesat e shtetit si bashkëpronare me dhëndrin e presidentit të SHBA,  për…

11 minutes ago

Mourinho ia mbyll derën transferimit të yllit anglez tek Fenerbahce

Jadon Sancho nuk do të bashkohet me Fenerbahcen, pasi Jose Mourinho ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm të ish-lojtarit…

31 minutes ago

‘Kam respekt të madh për presidentin aktual të SHBA-së’/ Putin: I gatshëm për kontakte të reja me Trump

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ishte gjithmonë i përgatitur për kontakte dhe takime ndërkombëtare, veçanërisht me Presidentin…

60 minutes ago

U kualifikuan në fazën tjetër të Botërorit të Klubeve, Kristjan Asllani: Ishim pak në vështirësi, por dominuam

Inter ia doli që të kalonte fazën e grupeve të Botërorit të Kubeve pasi mposhtën 2-0 River Plate. Tashmë, zikaltërit…

1 hour ago

Dhurata marramendëse që Jeff Bezos i bëri partneres për dasmë, vlen plot 5 milionë dollarë

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5…

1 hour ago

Bleu vota për vajzën e tij kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe një person tjetër

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD, Limonera…

2 hours ago