Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.
Masën e paraburgimit e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi, i cili ka ka bërë të ditur se është ushtruar ankesë.
None found
“Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka më ushtruar ankesë”, ka deklaruar Smakiqi për RTK.
Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999. Ai është arrestuar në pjesën tjetër të kalimit kufitar Merdarë.
Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar derisa po udhëtonte drejt Italisë.
Lamine Yamal vazhdon të konsiderohet talenti më i madh i futbollit botëror. Ylli i Barcelonës kryeson listën e 25 futbollistëve…
Gjykata e Apelit në Gostivar ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës, duke njohur Arben Taravarin si kryetar legjitim…
Një përplasje fizike ka ndodhur sot në korridorin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se janë miratuar dy projektligje për ratifikimin e…
Një grua 34-vjeçare në Maryland të Shteteve të Bashkuara akuzohet se mashtroi për më shumë se një dekadë familjarët, miqtë…
Një incident i tmerrshëm ndodhi në Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit , kur një turist gjerman u përpoq…