Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur një hetim ndaj një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka shkelur procedurat ligjore pasi mori në dorëzim 105 euro të gjetura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
None found
Rasti është regjistruar nga IPK-ja më 14 shtator 2026, pas referimit të bërë nga Policia e Kosovës. Në qendër të hetimit ndodhet një zyrtar që shërben në Stacionin Policor Kufitar në aeroport.
Hetimet fillestare kanë treguar se më 9 shtator një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e shumës prej 105 eurosh. Pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, është vërtetuar se paratë i kishte gjetur një udhëtare, shtetase e Kosovës që jeton në Gjermani.
Udhëtarja ia kishte dorëzuar shumën një zyrtari policor, bëri të ditur IPK-ja, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë marrjes në pyetje, zyrtari ka pohuar se i kishte pranuar paratë, por nuk i kishte dorëzuar apo administruar ato sipas rregullave ligjore dhe procedurave institucionale që zbatohen në raste të tilla.
Dokumentet e rastit tregojnë se, më pas, shuma ishte vendosur në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse në Aeroport.
Me arsyetimin se ka dyshim të arsyeshëm dhe se masa do të ndihmonte në mbarëvajtjen e hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit.
Hetimi po zhvillohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Shpërdorimi i Pasurisë së Huaj”.
Barcelona ka rikthyer interesimin për transferimin e mbrojtësit francez Castello Lukeba, i cili konsiderohet një nga objektivat e trajnerit Hansi…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka ngritur akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e trajtimit të…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke sqaruar deklaratën e saj lidhur…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, sonte në emisionin “Debat në Shenja” ka deklaruar se moszbatimi i ligjit për përfaqësim të…
Derbi i zjarrtë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes nuk përfundoi vetëm me emocione në fushën e lojës, pasi menjëherë pas përfundimit…
Galatasaray ka triumfuar në derbin e madh turk ndaj Fenerbahçes me rezultat 2-1, duke marrë tri pikë të rëndësishme që…