Infermierja shqiptare Linda Fetahu-Krivanjeva është ndaluar për tre orë nga policia kufitare serbe teksa po kthehej me familjen e saj nga Kosova drejt Luginës së Preshevës. Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu e ka cilësuar këtë veprim si një formë të hapur frikësimi.
Sipas Lutfiu, ndalimi ka ndodhur në kufi dhe përfshinte marrjen në pyetje të Fetahu-Krivanjevës nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Ai theksoi se infermierja është mbajtur për tre orë dhe ka qenë subjekt i presionit për shkak të angazhimit të saj publik në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
“Linda Fetahu-Krivanjeva, bija krenare e vendit tonë, infermierja që dikur u kujdes për ushtarët e lirisë dhe gjithmonë ka ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, u ndalua për tri orë në kufi nga policia serbe,” shkroi Lutfiu në Facebook.
Më tej ai shtoi se raste të tilla mund të përsëriten, duke theksuar se ndalimi i saj është pjesë e një serie presionesh ndaj aktivistëve dhe qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës. Vetë Linda Fetahu-Krivanjeva ka reaguar pas ngjarjes, duke e cilësuar ndalimin si presion të vazhdueshëm nga autoritetet serbe.
Ajo tha se veprime të tilla synojnë të intimidojnë shqiptarët aktivë në çështjet kombëtare dhe të drejtat e njeriut. Rasti ka shkaktuar shqetësim në mesin e komunitetit shqiptar në Luginë, ndërsa pritet të ketë reagime edhe nga institucionet relevante në Kosovë e më gjerë.
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. ‘Furia e…
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. Joao Neves…
Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…
Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, është i bllokuar totalisht. Burime për mediat bëjnë me dije se prej më shumë se 5 orësh,…
“...kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka…
Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e…