Categories: kosovë

IKD-ja kërkon gjashtë ndryshime në projektligjin për Byronë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) bëri publik të enjten një hulumtim parlamentar, ku paraqet gjashtë amendamente për projektligjin që rregullon Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të lidhura

None found

Dokumenti mban titullin “Ndërhyrjet e nevojshme para miratimit përfundimtar të Ligjit për Byronë” dhe trajton çështjet që, sipas institutit, duhet të përmirësohen para se Kuvendi ta miratojë përfundimisht projektligjin.

Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, ka bërë të ditur se raporti është hartuar për periudhën mes dy leximeve parlamentare dhe përmban propozime konkrete për ndryshime në ligj.

Ndër kërkesat e institutit është që drejtori i përgjithshëm i Byrosë dhe anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të zgjedhur nga Kuvendi të sigurojnë së paku 61 vota. Sipas IKD-së, ky kusht do ta forconte pavarësinë e institucionit.

IKD-ja kërkon gjithashtu krijimin e një Divizioni për Konfiskim Civil në Gjykatën e Apelit, me qëllim që specializimi i gjyqësorit të përfshijë të dy nivelet e gjykimit.

Një prej amendamenteve propozon që zgjerimi i verifikimit të pasurisë pas përfundimit të funksionit publik të mbështetet në një kriter të matshëm. Verifikimi mund të shtrihet deri në pesë vjet pas përfundimit të detyrës, kur diferenca mes pasurisë së fituar dhe të hyrave të ligjshme për të njëjtën periudhë është mbi 25 mijë euro.

Raporti parasheh që Gjykata fillimisht të shqyrtojë nëse propozimi për konfiskim ka bazë. Barra e provës do t’i kalonte palës vetëm pasi Gjykata ta miratonte propozimin me vendim të formës së prerë. Gjithashtu, ankesa ndaj vendimit të konfirmimit duhet të ketë efekt pezullues.

Një tjetër propozim kërkon rregulla për kompensimin e dëmeve në rastet kur procedura mbyllet pa konfiskim. Këtu përfshihen dëmet që vijnë nga kufizimi i përdorimit ose disponimit të pasurisë, rënia e vlerës së saj dhe shpenzimet e drejtpërdrejta të procedurës.

Amendamenti i gjashtë do t’u jepte palëve të treta mundësinë që në Gjykatë të kundërshtojnë vendimet për zgjerimin e verifikimit të pasurisë.

IKD-ja e konsideron legjitime krijimin e një mekanizmi për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, por nënvizon se ligji duhet të jetë i qartë dhe i parashikueshëm, si dhe të sigurojë garanci të mjaftueshme procedurale.

të fundit

Lautaro Martinez dëmtohet, Interi mund të jetë pa kapitenin në shtatë sfida

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili pritet ta mbajë për mbi një muaj jashtë…

38 seconds ago

Malisheva pret Prishtinën në përballjen për kreun, publikohen formacionet zyrtare

Malisheva dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Albi Mall Superligën…

1 minute ago

Përshkallëzohet protesta e studentëve/ Të rinjtë sulmojnë selinë e Partisë Socialiste, policia hedh gaz lotsjellës (VIDEO)

Protesta e të rinjve në Tiranë, është përshkallëzuar akoma edhe më shumë, duke sulmuar edhe selinë e PS. Pas tensioneve…

7 minutes ago

Kuvendi miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave

Me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin…

9 minutes ago

Heleni Vakali mbyll mandatin në krye të Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë

Ambasadorja Heleni Vakali ka përfunduar mandatin e saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Kosovë. Me këtë rast, ajo…

9 minutes ago

Mickoski: Iva Mihailova u dërgua ilegalisht në Bullgari, raportimet e mediave bullgare janë të rreme

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot në një konferencë për shtyp në qeveri se “në një moment të caktuar Iva Mihailova…

11 minutes ago