Mbledhja e nënshkrimeve në mbështetje të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës do të vijojë nesër, më 4 gusht 2026, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në Prishtinë.
None found
Në njoftimin e Institutit bëhet e ditur se stenda do të jetë në sheshin “Nëna Terezë”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aty, qytetarët mund të njihen me përmbajtjen e nismës dhe të shprehin përkrahjen e tyre duke nënshkruar.
Sipas IKD-së, iniciativa legjislative mbështetet në dy propozime kryesore për ndërhyrje në Kodin Penal.
“Përmes kësaj nisme legjislative qytetare kërkohet që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, ndërsa përdorimi i parasë publike për përfitime elektorale gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të ndëshkohet penalisht”, bëhet e ditur në njoftim.
Instituti u ka drejtuar thirrje qytetarëve që të paraqiten te stenda dhe ta përkrahin iniciativën përmes nënshkrimit.
“Qytetarët ftohen nga IKD që të vijnë te stenda në sheshin ‘Nëna Terezë’, të marrin informacion rreth nismës legjislative qytetare dhe ta mbështesin atë me nënshkrim. Secili nënshkrim ndihmon në fuqizimin e sundimit të ligjit, në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në mbrojtjen e parasë publike nga keqpërdorimi për interesa elektorale”, thuhet në njoftimin e IKD-së.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i…
Mospërputhja e shumës së subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit në konviktet studentore, vonesat…
Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.…
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik…
Inspektorati Policor i Kosovës, njofton opinionin publik se në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë…