kosovë

I përfundoi mandati, Vjosa Osmani i dorëzon detyrën e Presidentes Albulena Haxhiut: Po lë pas një punë të jashtëzakonshme, Kreu i ri i Shtetit të zgjidhet sa më shpejt

Vjosa Osmani ka dorëzuar të shtunën detyrën e presidentes së Kosovës. Në një ceremoni zyrtare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është bërë zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes deri në zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

“Po lëmë pas punë të jashtëzakonshme”, deklaroi Osmani gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës të kryeparlamentarja Haxhiu, ndërsa shtoi se është e lumtur që këtë post po ia dorëzon një gruaje.

“Gjithnjë ka qenë një nga dëshirat e mia të mëdha që kurdo që dal nga kjo zyrë ta lë një grua mbrapa. Kjo dëshirë sot po më plotësohet dhe shpresoj shumë që siç thotë populli ta ngrehni këmbën zhag edhe ju që pas jush të jetë një grua në këtë zyrë. Me besimin e plotë që gratë gjithmonë tregojnë kujdes të veçantë ndaj institucioneve dhe ndaj çdo qytetari të Republikës. Në emër edhe të gjithë bashkëpunëtorëve këtu në Presidencë dhe shumë të tjerë që s’janë këtu tash për momentin, ju dëshiroj shumë suksese për gjatë kohës sa do të qëndroni këtu si ushtruese e detyrës. S’do të jetë punë e lehtë.“, tha Osmani.

Më tej, ajo theksoi se shpreson që Kreu i ri i Shtetit të zgjidhet sa më shpejt, për të mirën e vendit dhe të rajonit, duke përmendur gjithashtu edhe situatën e brishtë që po kalon bota për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.

“Shpresojmë shumë që Kuvendi sa më parë ta zgjedhë presidentin apo presidenten e re me shpresën që të kemi stabilitet institucional në një kohë kur jo vetëm shteti jonë dhe rajoni ynë, por e gjithë bota po kalon kriza të mëdha”, shtoi ajo.

Nga ana e saj, Haxhiu u zotua se gjatë ushtrimit të detyrës si presidente do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, duke theksuar se e kupton përgjegjësinë dhe obligimet kushtetuese që ka marrë.

Ajo falënderoi Osmanin për angazhimin në shërbim të Kosovës dhe u shpreh se është shumë e rëndësishme që në krye të institucioneve të ketë njerëz me integritet të lartë dhe moral profesional, të cilët në çdo vendim e kanë parasysh shtetin dhe qytetarët. Iu bëri thirrje deputetëve që të gjejnë sa më parë një zgjidhje për çështjen e presidentit, duke lënë anash dallimet dhe inatet politike.

“Zgjedhjet nuk janë të mira as për qytetarët, as për shtetin. I bëj thirrje deputetëve që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit. T’i lënë anash dallimet politike, inatet politike, t’i vazhdojnë pasi ta zgjedhin presidentin”, u shpreh Haxhiu.

të fundit

Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas sulmeve të reja amerikane, nafta ngjitet sërish

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është thelluar ndjeshëm, pasi Uashingtoni ka nisur një seri të re goditjesh kundër…

20 seconds ago

Ibrahimovic i dërgon sinjal Argjentinës: Messi s’mund ta mbajë i vetëm skuadrën

Zlatan Ibrahimovic i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kombëtares së Argjentinës, duke insistuar se Lionel Messi nuk mund të…

6 minutes ago

Fire on Kuzum Baba hill in Vlora, homes near the area at risk

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre…

7 minutes ago

Turkey gifts NATO leaders personalized pens as a keepsake from the summit

Gjatë takimit të mbajtur në Turqi, liderëve të vendeve të NATO-s iu dorëzua një dhuratë simbolike e përgatitur posaçërisht për…

7 minutes ago

NATO summit / Trump says he will remove Syria’s designation as a terrorist state: Why shouldn’t I?

Në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është shumë i prirur për…

7 minutes ago

Doctor in Germany given life sentence after being found guilty of murdering 15 patients over three years

Një gjykatë në Berlin ka dënuar me burgim të përjetshëm një mjek të kujdesit paliativ në Gjermani, pasi ai u…

7 minutes ago