Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ka kryer ekstradimin drejt Danimarkës të një shtetasi danez, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.
None found
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar në Kosovë pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, mbi bazën e një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet daneze të drejtësisë.
Ai kërkohej për veprat penale “Vrasje, Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe Zjarrvënie”.
Policia e Kosovës bëri të ditur se procedura e ekstradimit u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës.
UEFA ka miratuar një sistem të ri për kualifikimet e Euro 2028, duke vendosur që edhe vendet organizatore të marrin…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për ndryshime në udhëheqjen e partisë para Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke theksuar…
Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli kundër drejtuesit dhe pronarit të një…
Gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim... [...] Read…
Vullnet Bugaqku, KDI, ka theksuar se seanca konstituive e Kuvendit, e caktuar për të enjten, më 6 gusht, duhet të…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët, ka folur për miratimin me 74 vota…