Hedhja e vezëve drejt kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, gjatë seancës parlamentare, ka nxitur një reagim të ashpër nga këshilltari i tij, Hysamedin Feraj.
None found
Në kritikën e tij, Feraj vuri në dyshim konsistencën politike të Kadriajt, duke sjellë në vëmendje angazhimin e saj të dikurshëm në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke e kontrastuar atë me qëndrimet e mëvonshme.
Ai theksoi veçanërisht marrëdhëniet e saj të ngushta me Milan Radojçiqin, të cilin e cilësoi një kriminel lufte, si dhe të ashtuquajturat “raporte” politike që, sipas tij, e lidhin Kadriajn me figurën e diskutueshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Feraj shkroi: “Gati e kishim harruar se Time Kadriaj ka qenë në UÇK-në, ndoshta sepse me vite të tëra ka bashkëpunu me kriminelët e luftës Milan Radojçiq.”
Këshilltari vijoi me një përshkrim të zinxhirit të ngjarjeve, duke thënë: “shefi i Timës e pat shpallë Radojçiqin Zot shpie në Kosovë, së paku në pjesën veriore, Qeveria e Albini e ndoqi me plumba, e shpalli në kërkim dhe të pandehur për krime lufte, Tima goditi Albinnin…”
Në ironinë e tij, Feraj la të nënkuptuar se injoranca nuk mund të jetë justifikim për këto lidhje: “Ndoshta të dy, Tima e shefi i saj muund të thotë se nuk e kan ditur se ka kryer krime lufte, sepse kur njeriu nuk do ta di në gjë ia arrin edhe këtij qëllimi.”
Reagimi i tij u mbyll me një pyetje retorike që vë në peshore të gjithë karrierën e deputetes: “E tani cillën veprimtari të Timës ta kujtojmë, atë që zgjati pak apo atë që po e zgjat shumë?”
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e…
Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) ka dorëzuar sot në Ministrinë e Drejtësisë një kërkesë zyrtare për mundësimin…
Moti përvëlues ka përfshirë vendin këtë fundjavë me temperatura deri në 40 gradë celsius.Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se është…
Pas veprimit të deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, e cila gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës hodhi vezë në drejtim…
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Gllogjan dhe Hereq, në nderim të dëshmorëve të kombit Sokol…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar në Facebook momentin e largimit të banderolës me mbishkrimin “Free Ukraine”, pas deklaratës…