Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është rikthyer në fokusin strategjik të Evropës dhe tashmë përbën një nevojë gjeopolitike.
Gjatë diskutimit të zhvilluar në Prishtinë me temë “Qëndrimet e kryeqyteteve evropiane ndaj zgjerimit: perspektivat, prioritetet dhe rruga e Kosovës drejt BE-së”, Huchet tha se për një kohë të gjatë zgjerimi ishte parë kryesisht si proces teknik. Sipas tij, lufta e Rusisë në Ukrainë ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si vlerësohet ky proces.
None found
Ai nënvizoi se projekti evropian mbështetet para së gjithash mbi paqen, sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit.
“Zgjerimi është bërë domosdoshmëri gjeopolitike, mënyrë e përafrimit të Ballkanit Perëndimor fuqishëm brenda Evropës”, tha Huchet.
Ambasadori francez theksoi se Franca favorizon një zgjerim të bazuar në merita. Në të njëjtën kohë, sipas tij, duhet të përgatitet edhe vetë Bashkimi Evropian, përfshirë institucionet, politikat dhe buxhetin, në mënyrë që të përballojë një anëtarësi më të gjerë.
Sa i përket Kosovës, Huchet u shpreh se diskutimi për perspektivën e saj evropiane duhet të zhvillohet edhe brenda vendit dhe jo vetëm në kryeqytetet e Evropës.
“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, ka aplikuar për anëtarësim, qytetarët kanë marrë udhëtimin pa viza në zonën Schengen, një arritje shumë konkrete evropiane”, deklaroi ai.
Megjithatë, ai vlerësoi se përparimi i mëtejshëm kërkon reforma të qëndrueshme në fushën e sundimit të ligjit, institucione më të forta dhe përkushtim të pandërprerë në dialogun me Beogradin.
Huchet tha se dialogu me Beogradin mbetet një element thelbësor për stabilitetin e rajonit dhe për rrugëtimin evropian të Kosovës.
“Franca qëndron e gatshme që ta përcjellë këtë proces si partner dhe si mik i Kosovës”, u shpreh ambasadori, duke iu referuar edhe vizitës së fundit në Prishtinë të ministrit francez Benjamin Haddad.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori francez u ndal edhe te siguria energjetike, të cilën e cilësoi tashmë të pandashme nga procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Sipas Huchet, siguria e furnizimit me energji, dekarbonizimi, modernizimi dhe përfshirja në tregjet evropiane kërkojnë bashkëpunim mes vendeve të rajonit, tregje të integruara, infrastrukturë dhe investime.
Ai theksoi se këto sfida nuk mund të adresohen nga një shtet i vetëm, por kërkojnë një qasje të përbashkët evropiane dhe rajonale.
Klevi QefalijaData 29 shtator, 2026, do të jetë e paharrueshme për mesfushorin e Dinamos, Klevi Qefalija [...]Read More...
Këshilli Gjyqësor sot i miratoi raportet e Komisionit për verifikimin e afateve kohore të aplikimeve dhe kompletimin e dokumentacionit pas…
Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë në Kopenhagë, vetëm pak orë pasi përzgjedhësi Jorge Jesus foli…
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si Komisioni për Legjislacion ka nisur shqyrtimin dhe votimin…
99 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar deklaratën e cila shpreh shqetësimin ndaj aktgjykimit të shkallës së parë kundër…
Michael Olise është sot një prej futbollistëve më të kompletuar në futbollin evropian, por rruga e tij drejt majës nuk…