Enver Hoxhaj, deputet i zgjedhur i PDK-së, ka reaguar ndaj vendimeve për rikthimin e emërtimeve nga periudha jugosllave në Tetovë, duke thënë se ato cenojnë kujtesën historike, identitetin dhe frymën mbi të cilën është ndërtuar bashkëjetesa pas Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas Hoxhajt, rikthimi i emërtimeve të lidhura me Josip Broz Titon përfaqëson rikthimin e simbolikës së një regjimi që, siç është shprehur ai, i shtypi shqiptarët për dekada.
None found
“Vendimet për të rikthyer emërtimet e periudhës jugosllave në Tetovë prekin kujtesën historike, identitetin dhe frymën mbi të cilën u ndërtua bashkëjetesa pas Marrëveshjes së Ohrit. Rikthimi i emërtimeve që lidhen me Josip Broz Titon përfaqëson rikthimin e një simbolike të regjimit që shtypi shqiptarët për dekada. Po ashtu, ai rikthen në kujtesë edhe trashëgiminë e Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA), e cila kreu krime të rënda dhe mori pjesë në fushata gjenocidale kundër shqiptarëve në Kosovë, si edhe kundër boshnjakëve dhe kroatëve gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka nënvizuar se të drejtat e fituara të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të vihen në dyshim përmes vendimeve që, sipas tij, prodhojnë pasiguri dhe thellojnë ndarjet.
“Të drejtat e fituara të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të vihen në pikëpyetje përmes vendimeve që krijojnë pasiguri dhe nxisin ndarje. Ruajtja e barazisë, respektimi i gjuhës shqipe dhe i karakterit shumetnik të shtetit janë themeli i stabilitetit dhe i orientimit euroatlantik të vendit”, ka deklaruar ai.
Në përmbyllje, Hoxhaj është shprehur se çdo veprim që prek frymën e Marrëveshjes së Ohrit dëmton demokracinë, paqen dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Çdo hap që dobëson frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit nuk i shërben as demokracisë, as paqes, e as perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët meritojnë siguri juridike, barazi të plotë dhe respekt për të drejtat e fituara, jo kthim prapa”, ka përfunduar Hoxhaj.
Viti i ri shkollor nis nesër për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Për rreth 14.500 nxënës…
Kina jep alarmin se ka rrezik të lartë për një tjetër përmbytje pranë kufirit me Nepalin, pasi rrëshqitjet e dheut…
Mira Murati thotë se dëshiron që ju të keni një mundësi për të zgjedhur: Kështu e nis revista e njohur…
Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate e NATO-s në Napoli ka njoftuar se udhëheqës të lartë nga KFOR-i vizituan së…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kriza e thellë politike në vend po shoqërohet edhe me një…
Kancelari gjerman Friedrich Merz e mbrojti me forcë rritjen e ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen dhe modernizimin e Bundesëehr-it. [...]…