Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i ka përcjellë urimet Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj Presidente, duke ndarë një fotografi të vjetër nga periudha kur të dy ishin pjesë e PDK-së, së bashku me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
None found
Sipas Hoxhajt, imazhi simbolizon një të kaluar të përbashkët. Ai ka shprehur bindjen se Presidentja e re do të ketë një zë të fortë në çështjen e drejtësisë dhe në kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
“Kjo fotografi ruan një histori të përbashkët. Sot, Justina merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore. Urime Presidente!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar se beson që zëri i saj do të dëgjohet fuqishëm për drejtësinë dhe kthimin në liri të atyre që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Llapi dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën…
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës që dakordimin për nismën e re…
Sulmi në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, vazhdon të mbetet pa një përgjigje të…
Mbrojtësi i krahut të majtë, Alejandro Balde mund të largohet nga Barcelona në janar, me agjentin Jorge Mendes që po…
Rama mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e PS së Tiranës në kuadër të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale…
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për Tiranën, kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar përjashtimin e Elisa…