Categories: kosovë

Hoxha: Përgjigja ndaj kërcënimeve të Daçiqit kërkon veprime konkrete, jo thjesht deklarata

Fjala e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq, sipas së cilës flamuri i Serbisë “do të valëvitet mbi Prizren herët a vonë”, ka provokuar valë reagimesh të menjëhershme.

Të lidhura

None found

Thënia është konsideruar si një kërcënim i hapur drejtuar Kosovës, që rishen pretendimet e vjetra territoriale të Beogradit dhe ngjall frikë për paqen në rajon. Kur flitet për “valëvitje flamuri” mbi një qytet të një shteti të pavarur, bëhet fjalë në thelb për një paralajmërim për sulm ushtarak.

Ish-zëvendësministri i brendshëm Valdet Hoxha, në një deklaratë për “Bota sot”, u bëri thirrje Serbisë ta braktisë politikën hegjemoniste dhe të njohë përfundimisht sovranitetin dhe kufijtë e Kosovës.

Sipas tij, kërcënimet e Daçiqit përbëjnë rrezik të ndjeshëm për sigurinë rajonale, por ai thekson se çdo përpjekje për t’u prekur Kosova do të hasë në përgjigjen e institucioneve të sigurisë dhe të aleatëve ndërkombëtarë.

“Kohën e ëndrrave hegjemoniste të viteve ’90 Serbia duhet ta ketë kaluar prej kohësh – ato morën përgjigjen e merituar nga UÇK-ja, NATO-ja dhe partnerët ndërkombëtarë. Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, me institucione të forta dhe me KFOR-in në territor, prandaj çdo prekje e integritetit të saj do të përgjigjet me vendosmëri nga strukturat tona të sigurisë dhe aleatët”, deklaroi Hoxha.

“Fjala luftënxitëse dhe kërcënimet territoriale të Daçiqit dhe të tjerëve në Beograd nuk janë thjesht lojë populiste për votuesit e brendshëm – ato përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për sovranitetin, territorialitetin dhe paqen e Republikës së Kosovës, e gjerë më gjerë”, shtoi ai.

Kjo gjuhë tregon, sipas tij, se Serbia vazhdon të mbetet peng e doktrinës ekspansioniste, nuk pranon realitetin gjeopolitik dhe përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor duke promovuar projektin e “Serbisë së Madhe”.

Hoxha kërkoi që Kosova të mos ndalet te denoncimet, por të ecë përpara me hapa strategjikë për forcimin e sigurisë, duke thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë rajonalë.

Në të njëjtën kohë, ai propozoi që NATO-ja ta mbajë KFOR-in në numra optimalë, ndërsa institucionet e Kosovës ta intensifikojnë diplomacinë për t’u njoftuar aleatët mbi rrezikun destabilizues të Serbisë.

“Përballe kësaj gjuhe agresive, Kosova nuk duhet të mbetet te deklarimet se Serbia nuk ka hequr dorë kurrë nga retorika e luftës. Ajo duhet të vendosë në mënyrë të vazhdueshme strategji për forcimin e mekanizmave të sigurisë, për avancimin e politikave bashkëpunuese me partnerët dhe për bashkëpunim rajonal në fushën e sigurisë, duke zbatuar konceptin e ‘Smart Defence'”, theksoi Hoxha.

“Koordinimi i strategjive të përbashkëta të mbrojtjes mes Kosovës dhe Shqipërisë është detyrim i kohës dhe i pakonkurrueshëm në këtë klimë sigurie në rajon”, vlerësoi ai.

“Njëkohësisht, institucionet e Kosovës duhet t’i kërkojnë zyrtarisht NATO-s mbajtjen e KFOR-it në nivele optimale dhe të zhvillojnë lobim diplomatik për t’i ekspozuar botës skenaret serbe për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Hoxha.

të fundit

Ndrecaj parashikon konfrontim të ashpër pas miratimit të Ligjit për Gjykatës Speciale

Avokati Anton Ndrecaj duke komentuar reagimet e fundit ndaj miratimit të Ligjit për Gjykatës Speciale ka deklaruar se reagimet do…

9 minutes ago

Autoritetet Lokale në KiE ndalen te rasti Veliaj: Paraburgimi afatgjatë dëmton të drejtat e kryebashkiakut dhe të zgjedhësve

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës ka përfshirë rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në…

11 minutes ago

Fejzullah Hasani: Ndryshimet e Ligjit për Specialistët mund t’i kushtojnë shtrenjtë Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka shprehur skepticizëm për efektet që mund të kenë ndryshimet në Ligjin për Dhomat…

13 minutes ago

Alarm i kriminologut Ademi pas tri vrasjeve familjare: Jemi në krizë të thellë të vlerave

Kriminologu, Mensut Ademi ka vlerësuar se vrasjet e fundit brenda familjeve në Kosovë janë tregues të një krize të thellë…

14 minutes ago

Çollaku për standardet e dyfishta të BE-së: Radoiçiq shëtiti i lirë pranë Vuçiqit, Serbia s’e ndjen fare trysninë

Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar atë si…

14 minutes ago

Makasqi: Kosova po e menaxhon sigurinë më mirë se rajoni, por vrasjet familjare mbeten shqetësim

Kriminologia Dita Makasqi ka vlerësuar se puna e institucioneve të sigurisë në Kosovë, veçanërisht e Policisë, është më efektive në…

15 minutes ago