Eliza Hoxha, deputete e zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka bërë të ditur se kjo forcë politike nuk do të japë një votë të pakushtëzuar për cilindo emër që mund të propozojë për president kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
None found
Sipas Hoxhës, edhe partitë e tjera opozitare nuk pritet të përkrahin një kandidat thjesht për shkak të presionit politik.
Ajo është shprehur se opozita nuk mund të jetë, sipas fjalëve të saj, “makinë e lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend”, duke nënvizuar se partitë opozitare kanë detyrime ndaj elektoratit të tyre dhe përfaqësojnë qasje të ndryshme për zhvillimin e shtetit.
“Një gjë është e qartë: votë blanko vetëm për shkak të presionit që partitë opozitare duhet patjetër ta votojnë këdo që dëshiron Kurti, nuk do të ketë. Ta dini që jo vetëm PDK-ja, por besoj asnjë parti opozitare nuk do ta bëjë këtë, sepse ne nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit në Kuvend. Ne kemi një besueshmëri ndaj njerëzve që kanë bindje dhe ide të tjera për shtetin, kanë një vizion tjetër zhvillimor, dhe ne duhet t’i përfaqësojmë ato në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Hoxha.
Ajo ka theksuar se për të arritur një marrëveshje politike duhet të ekzistojë vullnet për dialog, sidomos nga partia që ka dalë fituese në zgjedhje.
Po ashtu, Hoxha ka vlerësuar se funksionimi i demokracisë kërkon balancë pushteti dhe përfshirjen e të gjitha forcave politike, ndërsa ka kundërshtuar përqendrimin e autoritetit në duart e vetëm një subjekti politik.
“Maturimi, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë politik, vjen kur palët janë të gatshme. Sidomos pala fituese, qoftë edhe nëse i nevojitet vetëm një votë e vetme, duhet të ulet në tavolinë dhe të krijojë mundësi për të ecur përpara. Këto mundësi që në të kaluarën janë krijuar nga partitë e tjera, zakonisht janë cilësuar si ‘pazare’ dhe janë demonizuar, por në fakt demokracia është ajo që i jep mundësi të voglit, i jep mundësi palëve të padëgjuara dhe u jep mundësi partive opozitare për ta balancuar pushtetin, në mënyrë që të mos krijohet një përqendrim total i pushtetit te një subjekt politik, nëse dëshirojmë të jetojmë në demokraci”, ka përfunduar ajo.
Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kanë nisur një valë të re sulmesh ushtarake ndaj Iranit, duke…
Trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Dalic, ishte i ftuar në emisionin Americana në HRT dhe komentoi ndeshjen me Portugalinë dhe…
Tregjet ndërkombëtare të energjisë reaguan me një rritje të fortë të çmimeve të naftës pas sulmeve të fundit të Shteteve…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka vlerësuar se mosftesa e Kosovës në samitin e NATO-s nuk duhet të shihet si dështim i…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit. Mbledhja e KQZ-së është thirrur të mbahet…
Autoritetet në New York shpallën gjendje emergjente, pasi një ndërtesë 38-katëshe pranë Grand Central Terminal u konsiderua në rrezik shembjeje,…