Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, u takua zyrtarisht me Brendan Collins, atasheun e FBI-së për zbatimin e ligjit.
Takimi u zhvillua më 17 nëntor në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në fokus ishin gjendja e sigurisë në vend, puna e policisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe bashkëpunimi mes dy institucioneve.
None found
Gjatë bisedës u paraqitën gjithashtu të dhëna për ecurinë e projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë.
Hoti vlerësoi se marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së kanë qenë vazhdimisht të shkëlqyera dhe kanë prodhuar rezultate konkrete në aspektin e sigurisë.
Policia e Kosovës nuk bëri të ditura hollësi të tjera mbi çështjet specifike të trajtuara në takim.
Situatë kaotike në Bulevard, një vajze i bie të fikët pas përplasjeve me policinë
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj ndalimit të përfaqësuesit studentor Besar Sejdiu, për të cilin u raportua se është ndaluar…
Po mbahet protesta e 171-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Por kjo protestë është duke u mbajtur në kushte…
Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafir i Irlandës, në sfidën finale për kualifikueset e Ligës së Kombeve.“Dardanët” tashmë e…
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për objektivat e Kombëtares së Kosovës në Ligën e…
Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me përdorimin më të ulët të rripit të sigurisë në rajon, me vetëm 40.1…