Në Ditën Përkujtimore të policëve që humbën jetën në shërbim, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, kryen homazhe te Lapidari i policëve të rënë.
None found
Haxhiu theksoi se themelet e lirisë, sigurisë dhe sovranitetit të vendit mbështeten edhe në flijimin e efektivëve që u vranë gjatë ushtrimit të detyrës.
Ajo vuri në dukje se mes 24 policëve të përkujtuar, të cilët dëshmuan besnikëri ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, figurojnë edhe emrat e Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut. Sipas saj, këta të fundit ranë në përpjekje për të mbrojtur tërësinë tokësore, rendin kushtetues dhe pavarësinë e shtetit.
“Sot kujtojmë se liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit tonë u ngritën edhe mbi sakrificën e policëve të rënë në detyrë, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën e tyre, për Kosovën dhe qytetarët e Republikës tonë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre! Lavdi sakrificës sublime të tyre”, përfundoi ajo.
Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet në disa zona…
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe në tetëvjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, duke e cilësuar atë si…
Kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se është i gatshëm të kundërshtojë dhe kritikojë presidentin amerikan Donald Trump, nëse kjo…
Miqësorja e Tiranës në Turqi përballë Corum FkDean Klafuriç e nisi me barazimin pa gola debutimin e tij tek Tirana,…
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Prishtinë, në një kohë…