Policia e Kosovës tha se ka ndaluar disa persona të dyshuar lidhur me shpërthimin në veturën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari më 30 prill të këtij viti.
Vetura private e Osmanit kishte qenë e parkuar në parkingun e QKUK-së kur paraditen e 30 prillit kishte ndodhur shpërthimi.
None found
Gjatë një operacioni të kryer më 9 shtator, Policia tha se ka goditur një rrjet kriminal, duke ndaluar disa persona, duke sekuestruar armë, drogë, telefona dhe dëshmi të tjera.
Kontrollet u kryen në dy lokacione në Prishtinë dhe në një lokacion në fshatin Rimanishtë, kur u ndaluan 11 të dyshuar.
Gjatë verifikimit, për një nga të dyshuarit, i identifikuar me inicialet F.D., sipas Policisë, u konstatua se ndaj tij ka një fletarrestim aktiv për çështje të narkotikëve dhe me vendim të prokurorit ai u dërgua në vuajtje të dënimit.
“Ndërkaq, pas intervistimit të personave të ndaluar dhe në konsultim me prokurorin kompetent, nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre”, u tha në njoftim.
Gjatë kontrolleve në dy lokacionet në Prishtinë, Policia tha se sekuestroi një sërë provash materiale, sikurse telefona, laptopë, radiolidhje, dokumente të ndryshme dhe gjashtë fishekë, informon Radio Evropa e Lirë.
Ndërkaq, në Rimanishtë, autoritetet e rendit gjetën armë dhe drogë e dyshuar marihuanë, mjete për kultivim dhe përpunim të substancave narkotike.
“Janë konfiskuar 142 kilogramë e 172 gramë substancë narkotike [kanabis stativa]”, tha Policia sa i përket kontrollit në Rimanishtë, që është fshat i Komunës së Prishtinës.
Ndryshe, në ditën kur ndodhi shpërthimi në veturën e Hajdarit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e kishte dënuar ngjarjen, duke thënë se ajo ndodhi në kohën kur po bëheshin përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni, “e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të SHSKUK-së”.
Policia nuk ka dhënë ndonjë motiv të dyshuar për këtë shpërthim.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama se po ushtron dhunë policore ndaj studentëve që protestojnë…
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Malit të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Lajmi…
Studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët po protestonin përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e…
Pavarësisht shiut dhe motit të keq në Romë, rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit për…
Dëshmitari Halit Gashi ka shprehur pakënaqësi ndaj dënimit prej 10 vjetësh burgim të shqiptuar ndaj Millorad Gjokoviqit për krime lufte…
Kryetari Bedri Hamza e ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…