kosovë

Hedhja në erë e makinës së drejtorit të QKUK, arrestohen 11 persona, zbulohen drogë dhe armë

Policia e Kosovës tha se ka ndaluar disa persona të dyshuar lidhur me shpërthimin në veturën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari më 30 prill të këtij viti.

Vetura private e Osmanit kishte qenë e parkuar në parkingun e QKUK-së kur paraditen e 30 prillit kishte ndodhur shpërthimi.

Gjatë një operacioni të kryer më 9 shtator, Policia tha se ka goditur një rrjet kriminal, duke ndaluar disa persona, duke sekuestruar armë, drogë, telefona dhe dëshmi të tjera.

Kontrollet u kryen në dy lokacione në Prishtinë dhe në një lokacion në fshatin Rimanishtë, kur u ndaluan 11 të dyshuar.

Gjatë verifikimit, për një nga të dyshuarit, i identifikuar me inicialet F.D., sipas Policisë, u konstatua se ndaj tij ka një fletarrestim aktiv për çështje të narkotikëve dhe me vendim të prokurorit ai u dërgua në vuajtje të dënimit.

“Ndërkaq, pas intervistimit të personave të ndaluar dhe në konsultim me prokurorin kompetent, nëntë persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj të tjerëve procedurat janë ndarë në raste të veçanta dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për trajtimin e mëtejshëm të tyre”, u tha në njoftim.

Gjatë kontrolleve në dy lokacionet në Prishtinë, Policia tha se sekuestroi një sërë provash materiale, sikurse telefona, laptopë, radiolidhje, dokumente të ndryshme dhe gjashtë fishekë, informon Radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, në Rimanishtë, autoritetet e rendit gjetën armë dhe drogë e dyshuar marihuanë, mjete për kultivim dhe përpunim të substancave narkotike.

“Janë konfiskuar 142 kilogramë e 172 gramë substancë narkotike [kanabis stativa]”, tha Policia sa i përket kontrollit në Rimanishtë, që është fshat i Komunës së Prishtinës.

Ndryshe, në ditën kur ndodhi shpërthimi në veturën e Hajdarit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e kishte dënuar ngjarjen, duke thënë se ajo ndodhi në kohën kur po bëheshin përgatitjet e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të këtij institucioni, “e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të SHSKUK-së”.

Policia nuk ka dhënë ndonjë motiv të dyshuar për këtë shpërthim.

të fundit

Shpërthen festa në “Air Albania”, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…

2 minutes ago

Serbia dorëzohet para Anglisë, pëson tre gola në Beograd

Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…

16 minutes ago

Reagimi i Vuçiç përballë protestave/ Partia Popullore Europiane do të hetojë anëtarësimin e partisë serbe SNS

PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…

33 minutes ago

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

Ish-fermerja Alba Pollozhani zbuloi më shumë detaje për eksperiencën në Ferma VIP. E ftuar në një studio televizive Pollozhani mohoi…

46 minutes ago

Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”/ Shqipëria ‘mban’ rezultatin 1-0 ndaj Letonisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Letoni në "Air Albania". Kuqezinjtë udhëheqin 1-0 ndaj ndaj Letonisë. Mesfushori Kristjan Asllani…

1 hour ago

FOTO/ Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video…

1 hour ago