Çlirim Haziri, organizator i iniciativës “Jo në emrin tim!”, i bëri thirrje presidentes Justina Shiroka-Pulës që Ligjin për Dhomat e Specializuara ta analizojë me kujdes dhe përgjegjësi të plotë.
None found
Gjatë një konference për media, Haziri deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës meriton një ligj të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për kohën.
Ai kërkoi që, në rast se evidentohen dispozita që bien ndesh me Kushtetutën, presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim.
“UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues, e në përputhje me standardet evropiane”, u shpreh Haziri.
Djali i dëshmorit Xhavit Haziri nënvizoi gjithashtu se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
Haziri tha se iniciativa “Jo në emrin tim!” e mirëpret edhe krijimin e Grupit Punues për Apelin në Hagë.
Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin kemi diskutuar për periudhën…
Oficerët e sigurisë në shkolla, drejtorët e institucioneve arsimore dhe psikologët, janë mbledhur në një takim për të diskutuar masat…
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Efektivët e…
Sherri që shkaktoi vrasjen e dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e tjetrit Shefqet Islamaj nga Ngushëllim Manzi…
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar për protestat studentore që po zhvillohen sot në Tiranë dhe në qytete…
Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina…