kosovë

Haxholli: Serbia nuk arreston por kidnapon, për shqiptarët Serbia është një “burg” i hapur

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka komentuar arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, Hasan Dakaj.

Haxholli në një postim në Facebook, ka shkruar se Serbia nuk arreston, por kidnapon.

“Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, për shqiptarët e Republikës së Kosovës, Serbia është një ‘burg’ i hapur, ku qarkullimi në këtë territor mund të përfundoj në çdo moment në burgjet ku mbyllen dyert.

“Kosova është dosja e tyre e preferuar. Nëse ju duhen pamje, e gjejnë një foto a xhirim të ndonjë ish pjesëtari të UÇK-së, i cili ngjason me personin e akuzuar, pastaj e porosisin një vlerësim, gjoja forenzik. Vlerësuesit i porosisin që para gjyqit të vijnë më konstatimin që nuk janë të sigurte 100%, por që disa nga pjesët e fytyrës së të akuzuarit ngjasojnë me pamjen në foto. Ping – pongu i tyre me dëshmi dhe me dëshmitarë është cinik, fyes dhe i pafund”, ka shkruar Haxholli.

të fundit

Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…

3 hours ago

Alba befason: Kam vendosur të mbulohem

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…

4 hours ago

Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje?

Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…

4 hours ago

Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…

4 hours ago

Nisën Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama, mesazh urimi për sportistët shqiptarë

Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…

5 hours ago

FOTO/Shqipëria bën parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortina

Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6…

5 hours ago