Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
None found
Gjatë bisedës, Haxhiu nënvizoi kontributin e EULEX-it në përkrahjen e institucioneve kosovare për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe në monitorimin e sistemit të drejtësisë.
Ajo veçoi edhe nevojën për angazhimin e misionit në çështje me rëndësi të madhe, ndër të cilat përfshihen rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Haxhiu i dëshiroi Lopes mbarësi në përgjegjësinë e re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it do të vijojë të ndihmojë në konsolidimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të vendit.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…