Categories: kosovë

Haxhiu: Të premten bëhet publike data e seancës

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet gjatë javës së parë të gushtit. Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes, ka bërë të ditur se data zyrtare për mbajtjen e seancës konstituive do të publikohet këtë të premte.

Të lidhura

None found

Haxhiu ka shpjeguar se përcaktimi i datës nuk është bërë me nxitim, në mënyrë që partive politike t’u jepet kohë për të vijuar negociatat drejt një marrëveshjeje, posaçërisht për zgjedhjen e presidentit të vendit. Ajo i ka vlerësuar pozitivisht edhe takimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me opozitën. Megjithatë, bisedimet me LDK-në janë pezulluar aktualisht për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti.

Sipas profesorit universitar Mazllum Baraliu, nevojiten takime të vazhdueshme ndërmjet ushtrueses së detyrës së presidentes dhe subjekteve politike, krahas diskutimeve për ndërtimin e një koalicioni qeverisës. Ai vlerëson se partitë duhet ta shtojnë angazhimin për të shmangur krizat politike.

“Fatkeqësisht, duke e njohur këtë klasë politike si të papërgjegjshme, madje shumë të papërgjegjshme dhe kontraverse, sepse sot deklarojnë një gjë, nesër një tjetër dhe më pas veprojnë ndryshe, nuk jam fort optimist. Sidoqoftë, rrethanat janë të tilla që këto subjekte nuk duhet të shkojnë sërish në zgjedhje, pasi një gjë e tillë do të ishte fatale politikisht për të gjitha partitë, për disa më shumë e për disa më pak”, ka deklaruar profesori universitar Mazllum Baraliu.

Më shumë përgjegjësi nga të gjithë aktorët politikë po kërkojnë edhe njohësit e politikës. Sipas tyre, Kosova nuk mund të përballojë zvarritje të tjera, sepse çdo ditë pa institucione funksionale dëmton proceset reformuese dhe aspiratat euroatlantike të vendit.

“Thellimi i krizës së brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës duket se do ta vështirësojë edhe më shumë vazhdimin e procesit. Çdo marrëveshje që mund të dalë nga ky subjekt politik rrezikon të penalizohet nga mungesa e disa votave, ndërkohë që e dimë rëndësinë e secilës votë. Në raport me PDK-në, si në të kaluarën ashtu edhe tani, ka pasur hezitim për bashkëpunim, ndoshta për shkak se bëhet fjalë për dy subjektet më të mëdha në vend, me një diferencë të madhe mes tyre. Megjithatë, një bashkëpunim ndërmjet këtyre dy partive mund të ofrojë zgjidhje për shumë çështje dhe problematika”, ka thënë analistja politike Fatime Hajdari.

Teksa seanca konstituive parashikohet të zhvillohet në javën e parë të gushtit, fokusi vazhdon të jetë te bisedimet ndërmjet partive politike. Ditët e ardhshme pritet të tregojnë nëse do të arrihet kompromisi i domosdoshëm për konstituimin e Kuvendit dhe për hapjen e rrugës drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

të fundit

Mbappe zgjedh gjashtë legjendat më të mëdha të Botërorit, Pelé kryeson mbi Messin

Kylian Mbappe ka zbuluar renditjen e tij personale të futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, duke…

13 minutes ago

Gjykimet në mungesë sjellin tri aktgjykime, ndërsa procese të tjera presin të nisin

Ndonëse kanë kaluar thuajse tri dekada, pjesa më e madhe e të dyshuarve për krime lufte vazhdojnë të jetojnë në…

18 minutes ago

Limani: Water Supply in Gostivar Returning to Normal

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka sqaruar sot dhe situata epidemiologjike në qytet është stabile dhe më e…

23 minutes ago

LSDM: Farmers and Their Families Have Been Left to Face Storm Damage Alone

LSDM-ja opozitare akuzon Qeverinë se nuk ka ndërmarrë asgjë për dëmshpërblimin e bujqve. Sipas LSDM-së stuhia shkatërroi shumë të mbjella…

24 minutes ago

Day 54 of Revolt Against Rama, Protester Urges SPAK: Arrest the Prime Minister, Do Not Take a Summer Break

Në revoltën e 54 kundër Edi Ramës, një protestues i ka bërë thirrje SPAK që të arrestojë kryeministrin Edi Rama.…

24 minutes ago

Rain and Storms Forecast for Tomorrow and the Following Day, Police Warn Boats: Do Not Go Out to Sea! Drivers and Pedestrians Also Urged to Take Care

Policia e Shtetit ka dalë me një thirrje për kujdes për të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore në bregdetin e…

25 minutes ago