Categories: kosovë

Haxhiu pret ambasadorin Hargreaves, theksohet rëndësia e dialogut politik për kapërcimin e ngërçit institucional

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, në qendër të bisedës ishin zhvillimet e fundit politike dhe gjendja institucionale në vend.

Gjatë takimit u theksua nevoja për dialog politik dhe për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin aktual institucional. Synimi është që institucionet të formohen sa më shpejt dhe vendi të vazhdojë përpara në përputhje me rendin kushtetues.

Haxhiu shprehu gjithashtu vlerësimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës, si dhe për rolin e saj si një partner i rëndësishëm i vendit.

të fundit

Zbulohen detajet e vrasjes në Suharekë, gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Rrahman Hotit, i dyshuar për vrasjen e…

3 minutes ago

Betohen 16 ekspertë të rinj gjyqësorë në Kosovë, Gërvalla: Paanshmëria dhe integriteti, detyrime të pandashme

Gjashtëmbëdhjetë ekspertë të rinj gjyqësorë janë licencuar në Kosovë, duke iu bashkuar profesionistëve që kontribuojnë në funksionimin dhe forcimin e…

4 minutes ago

Lëvizja e parë e Pochettinos te Manchester United, në shënjestër mbrojtësi i Fulhamit

Mauricio Pochettino ka identifikuar një nga objektivat e tij të parë për përforcimin e Manchester Unitedit, me trajnerin argjentinas që…

17 minutes ago

ZKA nis auditimin e efektivitetit të programeve bujqësore dhe zhvillimit rural

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2026/2027, ka filluar auditimin e performancës…

26 minutes ago

Nga grumbullimi i parë me kuqezinjtë te përballja me Elbasanin, Ysni Ismaili: Krenar për ftesën! Glen Daja e ka ngritur ekipin, synojmë maksimumin

Ysni IsmailiYsni Ismaili u konsiderua prurja e re e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit, atë me Finlandën dhe…

29 minutes ago

Largimi befasues nga skuadra angleze, e uruan trajnerin në mëngjes për ditëlindje dhe pas disa orësh e pushuan

Blackpool ka shkarkuar trajnerin Ian Evatt në ditëlindjen e tij të 45-të, vetëm disa orë pasi e uruan atë në…

29 minutes ago