Categories: kosovë

Haxhiu: Nënshkrimet e 40 deputetëve nuk iu protokolluan Avni Deharit

U.D. e presidentes dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deklaroi para nisjes së seancës konstituive se partitë ish-opozitare nuk i kishin protokolluar nënshkrimet e nevojshme. Sipas saj, nëse kjo do të ishte bërë, seanca e planifikuar për mbrëmjen e kaluar do të zhvillohej.

Të lidhura

None found

Haxhiu tha se njoftimi për pjesëmarrjen në seancë ishte bërë, por 40 nënshkrimet nuk i ishin përcjellë kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari.

“Jam këtu sepse kryesuesi e ka thirrur seancën. Nëse do të ishte thirrur edhe mbrëmë, natyrisht se do të vija. Nuk e kuptoj përse nënshkrimet nuk janë protokolluar. Janë 40 nënshkrime që nuk i janë drejtuar Avni Deharit, ndaj nuk e kuptoj pse nuk janë dërguar. Nëse kanë pasur qëllim ta mbajnë seancën, procedura ishte shumë e thjeshtë. Njoftimi se do të shkonim në seancë është bërë, por ai nuk mjafton; nënshkrimet duhet të protokollohen. Nuk po e kuptoj pse kjo nuk ka ndodhur. Deputetët kanë ardhur këtu dhe kanë dalë në konferenca, ndërsa pretendimi se dyert janë mbyllur për ta mund të sqarohej shumë lehtë”, deklaroi Haxhiu.

Kuvendi i Kosovës e ka caktuar vazhdimin e seancës konstituive për të shtunën, sot, në orën 11:00. Kjo ndodhi pasi partitë ish-opozitare kërkuan që seanca të mbahej dje pasdite, duke argumentuar se në mesnatë skadonte afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18, ndërsa Aleanca 7.

të fundit

Murati e cilëson plotësisht kushtetuese seancën e sotme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hekuran Murati para fillimit të seancës tha se seanca e thirrur sot pas përfundimit të afatit…

11 seconds ago

Chelsea vendos kushte të larta për shitjen e Pedro Netos, pavarësisht interesimit të Man Cityt

Chelsea nuk ka ndërmend të ndahet lehtë me Pedro Neton pavarësisht interesit në rritje nga klubet tjera për sulmuesin anësor…

8 minutes ago

Arsenali rikthen në radar Kenan Yildizin, Juventusi kërkon 140 milionë euro

Arsenali ka kthyer kërkimin për sulmuesin e ri anësor Kenan Yildiz, i cili thuhet se është gati të kërkojë të…

9 minutes ago

Sa është sasia ditore e proteinave që i nevojitet organizmit?

Proteinat janë të rëndësishme për ruajtjen e masës muskulore, rikuperimin pas aktivitetit fizik dhe ndjenjën e ngopjes pas ushqimit. Sasia…

9 minutes ago

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vazhdimi i seancës konstituive është ftuar për sot dhe vetëm kësaj…

11 minutes ago

Haradinaj: Legjislatura nuk mund të prodhojë rezultate, synimi po çon drejt zgjedhjeve të reja

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, tha se nëse konstituohet Kuvendi jashtë afatit kushtetues, nuk dihet më se çfarë fuqie ka…

11 minutes ago