Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në Camp Bondsteel në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans, ku COL Kurt A. Rorvik e mori zyrtarisht detyrën si komandanti i ri i Area Support Group Balkans.
Në një postim në Facebook, Haxhiu shkroi se ishte e pranishme në këtë ceremoni të rëndësishme, duke theksuar se në të njëjtën kohë u vlerësua shërbimi dhe përkushtimi i komandantit në largim, si edhe bashkëpunimi i deritanishëm i Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës.
None found
Ajo gjithashtu i uroi COL Rorvik suksese në përgjegjësinë e re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi mes komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet në funksion të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë.
“Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka shkruar Haxhiu.
Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…
Tirana mposhti Teutën në “Selman Stërmasi”, për llogari të javës së 11-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...