Categories: kosovë

Haxhiu mbledh partitë për çështjen e Presidentit, PDK, LDK dhe AAK bojkotojnë takimin

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, organizoi sot në orën 09:00 një takim konsultativ me partitë parlamentare, për të diskutuar gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Të lidhura

None found

Në ftesën e saj, Haxhiu synonte që përmes dialogut politik të arrihej një marrëveshje për një president konsensual, ndërsa në agjendë ishin edhe zhvillimet aktuale politike dhe institucionale.

Megjithatë, PDK, LDK dhe Aleanca nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës dhe vendosën të mos marrin pjesë në takim.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, konfirmoi se partia e tij nuk do të ishte e pranishme. Në një konferencë për media, ai deklaroi se Haxhiu duhej t’i drejtohej kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, për thirrjen e seancës.

“E para, kjo është edhe një tentativë manipulimi e zotit Kurti me shtyrjen e afateve kundrejt afatit të Gjykatës Kushtetuese, pra është një manipulim i radhës. Zonja Albulena Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë Kuvendin. Sepse çdo pushtet në Kosovë, çdo pushtet politik funksionon dhe bazohet në Kuvendin e Kosovës dhe Kuvendi është i suspenduar…Çfarë logjike ka kjo, qysh mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra… ajo ish dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi Ismaili.

Takimin e refuzoi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, tha se komunikimi politik duhet të zhvillohet me kryetarët e partive.

“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.

Edhe Aleanca e kundërshtoi pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Haxhiu. Kryetari i saj, Ardian Gjini, e akuzoi ushtruesen e detyrës së presidentes dhe Albin Kurtin se nuk po kërkojnë realisht një zgjidhje.

“Ju nuk jeni Presidente e zgjedhur e Kosovës dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik. Ju e Kurti jeni tepër të tejdukshëm se nuk po kërkoni takim për të gjetur zgjidhje. Po kërkoni takim të gjeni fajtor për vendimin tuaj që veçse e keni marrë, për ta dërguar vendin në zgjedhje. Këtë herë edhe në kaos institucional.

Qëllimi juaj është më shumë se kaq. Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet.

Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi. Po t’i donit vërtet votat dhe kuorumin, i keni gjashtë pikat e Aleancës”, kishte shkruar Gjini.

Ndërkohë, në takim mbërritën kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve jo shumicë. Takimi filloi pas orës 09:00.

Haxhiu kishte deklaruar se pjesëmarrja pritej të kufizohej te Kurti dhe krerët e komuniteteve joshumicë, pasi partitë kryesore opozitare nuk pranuan ftesën.

Përmes një postimi, ushtruesja e detyrës së presidentes u shpreh se tri procese të njëpasnjëshme zgjedhore, me rezultate të përafërta, tregojnë se dialogu politik është i domosdoshëm për tejkalimin e situatës.

“Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, edhe pse zgjedhja e Presidentit paraqitet formalisht si një etapë e mëvonshme e procesit institucional, rrethanat aktuale e bëjnë atë pikën nga e cila duhet të nisë dialogu.

Haxhiu ka vlerësuar se pa një marrëveshje për Presidentin do të hapej rruga për një proces të ri zgjedhor, i cili, sipas saj, nuk do të sillte ndryshime apo zgjidhje.

“Është evidente që pa marrëveshje për të i çelet rrugë një procesi të ri zgjedhor, që praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re. Aq më pak zgjidhje”, ka deklaruar ajo.

Ajo bëri të ditur se kishte ftuar drejtuesit e të gjitha subjekteve politike parlamentare, me synimin për të ndërtuar një konsensus politik rreth kësaj çështjeje.

Haxhiu shprehu keqardhje për mospjesëmarrjen e PDK-së dhe AAK-së, duke e cilësuar refuzimin e tyre si një qëndrim të gabuar dhe si mungesë vullneti për të kapërcyer pozicionet bllokuese.

“PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese”, ka shkruar ajo.

të fundit

Pelagonia livestock farmers warn of protest on September 30 over unpaid milk premiums

Blegtorët dhe fermerët nga Pellagonia më 30 shtator do të protestojnë për shkak të primeve të papaguara për qumështin e…

6 minutes ago

Pacolli on arrests in Zubin Potok: Those responsible will face justice, with no time limit

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok, të dyshuar për krime lufte…

7 minutes ago

Haxhiu appeals for breast cancer awareness: Early detection saves lives

U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu, i është bashkuar sot aktivitetit “Race for the Cure Kosova”, përmes të cilit synohet ndërgjegjësimi…

7 minutes ago

Berisha heads to Strasbourg, meetings with European officials on the agenda

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Strasburgut, ku në ditët në vazhdim do të zhvillojë disa takime…

10 minutes ago

Prime Minister Rama arrives in Rinas, expected to deliver message to Albanians

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama pritet t’u…

10 minutes ago

Parashikohet vjeshtë më e ngrohtë se normalja, zbuloni surprizat e motit

Pas reshjeve të shiut dhe rënies së temperaturave gjatë ditës së premte, moti pritet të përmirësohet gradualisht.  Temperaturat do të…

11 minutes ago