Categories: kosovë

Haxhiu bën thirrje për mbrojtjen e të rinjve nga droga dhe të shtetit nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në tryezën “Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm”.

Gjatë adresimit të saj, U.D. Presidentja Haxhiu theksoi se abuzimi me drogat dhe trafikimi i tyre përbëjnë disa nga kërcënimet më të rënda për rininë dhe për sigurinë shoqërore në vend.

Të lidhura

None found

“Për drogat dhe pasojat e tyre duhet të flasim hapur, pa paragjykime dhe pa e fshehur rrezikun. Duhet të flasim në shkolla, me prindër, me mësimdhënës dhe me vetë të rinjtë, para se problemi të shfaqet në familje si krizë.t”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo nënvizoi se shkollat meritojnë vëmendje të posaçme, veçanërisht pas raportimeve të vazhdueshme për praninë ose shitjen e substancave narkotike në afërsi të tyre.

Sipas saj, afrimi i këtij rreziku pranë oborreve të shkollave e kthen parandalimin në një obligim të menjëhershëm për familjen, shkollën, institucionet dhe gjithë komunitetin. U.D. Presidentja Haxhiu tha se ky proces nis me informim të drejtë, me psikologë e pedagogë, me mësimdhënës të trajnuar, me prindër të angazhuar dhe me një gjuhë që të rinjtë e kuptojnë. Ajo paralajmëroi se nëse të rinjtë për drogat informohen vetëm nga rruga, rrjetet sociale apo nga ata që përfitojnë prej tyre, atëherë institucionet nuk do të arrijnë të kenë ndikim të mjaftueshëm.

U.D. Presidentja Haxhiu tha gjithashtu se kjo çështje kërkon një mobilizim të gjerë të shoqërisë dhe përgjegjësi të qarta nga çdo institucion.

“Prandaj është e rëndësishme që sot në këtë tryezë janë bashkë ata që e njohin problemin nga afër: institucionet publike, profesionistët e shëndetit, Policia e Kosovës dhe organizata si Labyrinth, e cila për vite me radhë ka punuar me persona që kanë krijuar varësi dhe me familjet e tyre, duke shërbyer shpeshherë si adresa e parë ku kërkohet ndihmë. Me këtë rast dua t’ju falënderoj për punën e madhe dhe të gjatë në këtë fushë”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Duke folur për varësinë, ajo u shpreh se një person i varur nga substancat narkotike nuk duhet parë si kriminel apo trafikant, por si një njeri që ka nevojë për trajtim, mbështetje dhe rehabilitim në shoqëri.

“Kriminel është ai që e shfrytëzon dobësinë e tij, që e furnizon, që e shtyn më thellë në varësi dhe që përfiton”, u shpreh U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo theksoi se ndaj trafikantëve duhet të ketë qasje të pakompromis, ndërsa ndaj personave që kanë nevojë për ndihmë duhet treguar kujdesi më i madh.

“Forca e një shoqërie shihet te aftësia për të parandaluar përfshirjen e të rinjve në këtë vorbull, për t’i trajtuar ata që kanë nevojë për ndihmë dhe për t’i kthyer në jetë me dinjitet”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Në përmbyllje, U.D. Presidentja Haxhiu rikujtoi se Kosova tashmë e ka Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave 2024–2028 dhe se janë ndërmarrë disa veprime, si edhe janë vendosur mekanizma të rëndësishëm. Megjithatë, sipas saj, kjo çështje nuk mund të zgjidhet me një dokument të vetëm, por kërkon punë të pandërprerë në parandalim, trajtim dhe zbatim të ligjit. “Kjo ditë është thirrje për më shumë përgjegjësi, më shumë koordinim dhe më shumë veprim. Të mos presim që varësia të trokasë në derën e familjeve tona për të reaguar. Ta mbrojmë secilin të ri nga kurthi i drogës, ta mbrojmë shoqërinë nga trafikimi dhe ta mbrojmë shtetin nga krimi i organizuar. Çdo jetë e shpëtuar nga varësia është fitore për familjen, shoqërinë dhe shtetin tonë”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

të fundit

Dritan Goxhaj u sulmua nga kryeministri, Milaim Zeka: Rama e ka pasur shansin të vijë në luftën e Kosovës dhe nuk erdhi! Mbylle dhe mos ja moho të kaluarën në UÇK

Me anë të një postimi në "Facebook", gazetari i njohur, Miliam Zeka, ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Edi Rama…

44 seconds ago

Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Amedspor në Superligën e Turqisë

Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi ka kompletuar transferimin te klubi Amedspor, i cili bën garë në Superligën e Turqisë.Klubi…

9 minutes ago

Çmenduri/ Prapaskenat e kampionatit botëror, nga trajneri që mëson himnin e huaj në autobus, te rekordi që drithëron botën!

Kombëtarja e Marokut, po kalon një periudhë magjike dhe po tregon një stabilitet të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare. Afrikano-veriorët kanë…

10 minutes ago

Auditimi zbulon parregullsi të theksuara në administrimin e financave publike

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar sot rezultatet e deritanishme të auditimeve për sezonin 2025/2026, duke nxjerrë në pah një…

13 minutes ago

Ardian Gjini tregon qëndrimin e Aleancës për votimin e Vjosa Osmanit për presidente

Lideri i Aleancës Ardian Gjini ka mbatur sot një konferencë për media. I pyetur nëse Aleanca do ta votojë Vjosa…

14 minutes ago

“Bota Sot” në 31-vjetor: Tribuna që mbajti gjallë zërin e diasporës shqiptare në vitet më të rënda

Më 26 qershor, gazeta “Bota Sot” shënon 31-vjetorin e themelimit, duke kurorëzuar mbi tri dekada angazhim në shërbim të informimit…

15 minutes ago