Categories: kosovë

Haxhiu apelon për mbështetje ndërkombëtare: Përparimi i Kosovës drejt BE-së duhet të matet me kriteret, jo me pengesat serbe

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu kërkoi vlerësimin e përparimit të Kosovës në raport me anëtarësimin në BE konform kritereve të kërkuara dhe jo pengesave që hasen nga shteti fqinj.

Të lidhura

None found

Në edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, që po mbahet në Prishtinë, me temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”, Haxhiu në raportet me Serbinë kërkoi drejtësi për sulmin terrorist në Bansjkë, zbardhjen e fatit të të zhdukurve, hapjen e arkivave dhe ndaljen e deklaratave shoviniste.

Haxhiu: Serbia vazhdon politikën hegjemoniste, adresimi i çështjeve i domosdoshëm për normalizim

“Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin me bomba në Banjskë, për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve, qytetarëve të tjerë, për dorëzimin e kryeteroristit Milan Radojiçiq dhe të tjerëve të përfshirë në këtë sulm terrorist, por po ashtu edhe për zbardhjen e fatit të mbi 1,500 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Adresimi i këtyre çështjeve është pjesë e domosdoshme e çdo procesi që synon një normalizim të vërtetë dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, potencoi ajo.

Ajo kërkoi nga diplomatët komunikim të vazhdueshëm me institucionet, për gërmimet që po realizohen në Subotand, në Kalludër të Vogël dhe Jabukë.

“Partnerët tanë duhet ta dinë se edhe sot, në Kosovë, po gjenden dëshmi të reja të krimeve të luftës dhe se drejtësia për viktimat e familjet e tyre ende pret përgjigje. Prandaj duhet t’i bëhet presion Serbisë që të hapë arkivat”, tha ajo.

Haxhiu përmendi edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se duhet ndryshuar rrjedha e lumit Ibër. Ajo tha se idetë e tilla që ringjallin qasje shoviniste dhe destabilizuese ndaj Kosovës duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e duhur ndërkombëtar.

“Serbia vazhdon politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës. Një tjetër shqetësim serioz që duhet ta adresojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë janë edhe deklaratat e fundit të Vuçiqit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Siç e dini, Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit janë pjesë e një sistemi jetik për furnizimin me ujë, për energjinë, bujqësinë dhe jetën e qindra mijëra qytetarëve të Kosovës. Ndërhyrja njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare do të kishte pasoja shumë përtej një çështjeje teknike, ngaqë do ta prekte sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Republikës sonë”, vazhdoi u.d. presidentja.

Haxhiu për vendet mos njohëse: Nëse duam ndryshim qëndrimi, duhet të njohim argumentet

Haxhiu ka folur edhe për pozitën e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, duke potencuar 121 njohjet shtetërore. Ajo u ndal edhe te shtetet që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e vendit, duke thënë se duhet bërë analizë pse ndodh ky fenomen.

“Mosnjohjet nuk janë një kategori e vetme politike. Spanja nuk ka të njëjtën histori me Greqinë, Greqia nuk ka të njëjtat interesa me Sllovakinë, dhe asnjëra prej tyre nuk e sheh Kosovën në të njëjtën mënyrë si një shtet në Amerikën Latine apo në Azi. Nëse duam ta ndryshojmë një qëndrim, duhet së pari të kuptojmë se çfarë i shqetëson, çfarë interesash kanë dhe cili argument mund të ketë kuptim për ta”, tha ajo.

Ajo përmendi konstatimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Këtë argument duhet ta përdorim, por natyrisht nuk do të mbetemi vetëm te ai. 18 vjet pas pavarësisë kemi mundësi t’u flasim shteteve që ende nuk na njohin edhe për Kosovën që e kemi ndërtuar dhe për atë që mund ta bëjmë së bashku”, tha Haxhiu.

Haxhiu: Përparimi i Kosovës të varet nga kriteret e BE-së, jo nga pengesat e shtetit tjetër

Ajo përmendi përpjekjet e Kosovës për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, duke thënë se rregullat për anëtarësim duhet të jenë të njëjta për çdo shtet në Ballkanin Perëndimor.

“Orientimi ynë euroatlantik është i qartë, por një rend i mbështetur në rregulla është i besueshëm vetëm nëse rregullat vlejnë njësoj dhe kur zbatimi i tyre është politikisht i vështirë. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor ftohen t’i plotësojnë kriteret e integrimit, atëherë përparimi duhet të varet nga kriteret dhe jo nga pengesat të cilat një vend nuk mund t’i zgjidhë përmes reformave të veta. Kjo duhet të jetë pjesë e argumentit tonë në secilin kryeqytet evropian”, ka thënë ajo.

të fundit

Gecaj: Belgrade’s statements about the Serbian flag in Prizren require vigilance and political unity

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të…

18 minutes ago

Atentati me shpërthim në Gjirokastër, policia jep detaje mbi ngjarjen e rëndë

Policia e Gjirokastrës, ka dhënë informacion në lidhje me atentatin me shpërthim mbrëmjen e kaluar në qytet, ku viktimë mbeti…

19 minutes ago

VIDEO/ Panic on Tirana-Naples flight! Plane remains airborne for 20 minutes amid storm and lightning

Një fluturim i kompanisë Ryanair nga Tirana drejt Napolit, është shoqëruar me momente tensioni për pasagjerët, pasi avioni nuk arriti…

22 minutes ago

Trump calls for elections in Ukraine, Musk backs criticism of Zelensky: “He has gone too far

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaron se Ukraina duhet të zhvillojë zgjedhje, ndërsa pretendon se homologu…

23 minutes ago

Five television networks under investigation by the Justice Department after boycott of Trump coverage

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim ndaj disa rrjeteve televizive, për të përcaktuar nëse kanë…

23 minutes ago

Jeremy Clarkson nxjerr në shitje tri makina klasike të përdorura në The Grand Tour

Moderatori britanik i automobilizmit, Jeremy Clarkson, ka vendosur të shesë tri makina klasike që i ka drejtuar gjatë xhirimeve të…

24 minutes ago