Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 22 korrikun, datën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës përputhej me normat e së drejtës ndërkombëtare.
None found
Në një mesazh në Facebook, ai e përshkroi këtë vendim si një prej momenteve kyçe në rrugëtimin e shtetformimit dhe konsolidimit të shtetësisë kosovare.
Haradinaj theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, vërtetoi se pavarësia e shpallur më 17 shkurt 2008 ishte në pajtim me ligjin ndërkombëtar, duke i dhënë kështu vulën përfundimtare shtetësisë sonë, të drejtë kjo e fituar nëpërmjet luftës çlirimtare dhe që shënoi një hap të rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran.
Ai theksoi se Kosova duhet të ecë përpara në rrugën e saj euroatlantike, duke forcuar partneritetin me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Haradinajt, vetëm nëpërmjet përqafimit të vlerave perëndimore dhe thellimit të marrëdhënieve me SHBA-në, Kosova mund të arrijë objektivat e saj strategjike si shtet sovran.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës…
Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Bash ka njoftuar se ministria ka nisur ndërhyrjet për sanimin e rrëshqitjes së dheut…
Çështja e dy impianteve lundruese të Vlorës vijon të jetë në qendër të debatit politik, me opozitën që prej kohësh…
Europa Juglindore përballet me një tjetër valë moti të ashpër. [...]Read More...
Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Celia Flores, pritet të paraqiten sot në gjykatën federale…
Ndërtesa ku lindi Adolf Hitleri, në qytetin Braunau am Inn pranë kufirit mes Austrisë dhe Gjermanisë, ka nisur zyrtarisht një…