Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke u shprehur se të martën u arrit një rezultat pozitiv.
None found
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj e vlerësoi miratimin e këtij ligji si një moment kyç për mbrojtjen e të drejtave të Kosovës, duke theksuar se me përkushtim dhe vullnet, edhe sfidat më të mëdha mund të tejkalohen.
“Ky ligj shërben si mbështetje për të drejtën tonë. Përgëzime Kosovës, përgëzime Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, deklaroi Haradinaj.
Ai gjithashtu përgëzoi presidenten e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, duke i uruar suksese në kryerjen e detyrës së saj.
“Zonjës Justina Shiroka-Pula i shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen në këtë post dhe i uroj mbarësi në punën e saj”, shtoi ai.
Në vijim, Haradinaj theksoi se vendi përballet ende me probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
“Të dashur qytetarë, shumë punë mbeten ende për t’u bërë. Një ndër prioritetet kryesore është ballafaqimi me keqqeverisjen. Në një sistem demokratik, qytetarët kanë nevojë për një opozitë autentike dhe të fortë. Le të punojmë së bashku për ndërtimin e një opozite të vërtetë dhe të pathyeshme. Aleanca është e gatshme të marrë mbi vete këtë përgjegjësi së bashku me ju, për t’u përballur me keqqeverisjen në dobi të popullit të Kosovës”, përfundoi ai.
Pekini akuzoi Shtetet e Bashkuara për fabrikim historish spiunazhi, siç është skandali që përfshin drejtorin ekzekutiv të Nvidia, Jensen Huang,…
Trent Alexander-Arnold mund të largohet nga Real Madridi pas vetëm dy sezonesh, pasi nuk po arrin të sigurojë një vend…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur lidhur me kallëzimin që…
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel të Belgjikës, në një atentat që dyshohet se lidhet me…
Qarku i Korçës po përballet me një krizë gjithnjë e më të thellë demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe largimi…