Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe deputetët e kësaj partie morën pjesë në protestën gjithëpopullore të organizuar në Prishtinë nga shoqatat e luftës, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
None found
Duke folur për gazetarët, Hamza e cilësoi të papranueshëm vendimin dënues të Gjykatës Speciale, duke pretenduar se ai nuk mbështetet në fakte dhe se ka karakter politik. Sipas tij, protesta nuk ishte kundër ndonjë personi, por shprehte përkrahje të plotë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Hamza deklaroi se pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi dhe kundërshtojnë atë që e konsiderojnë padrejtësi në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Hagës. Ai tha se do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm demokratikë, përfshirë protestat dhe veprimet ligjore, ndërsa shprehu bindjen se këto masa do të konkretizohen sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
MPB Maqedoni njofton se sot (17 nëntor) e ka ndaluar një 18-vjeçar nga Radiovca, i cili dyshohet për denoncim të…
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet të martën për shkak të mungesës së kuorumit. Këtë e bëri…
Në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Mefail Bajqinovci, së bashku me anëtarët e…
Qumështorja VITA ka reaguar pas dyshimeve të fundit për tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës M1 në një lot…
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën në Dublin, me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros…
U17/ Shqipëri - FinlandëKombëtarja shqiptare U-17 e ka mbyllur me një humbje 1-3 ndaj Finlandës raundin e parë të kualifikueseve…