Partia Demokratike e Kosovës mbajti tubim elektoral me qytetarët e Bregut të Diellit në Prishtinë.
Kandidati për kryeministër i PDK-së Bedri Hamza tha se në programin i tij, fokus ka zhvillimin ekonomik.
None found
“Programi ynë fillon me vizionin dhe me prioritetin kryesor zhvillimi I qëndrueshëm ekonomik. Ne kemi program I cili parasheh reforma edhe në pjesën fiskale edhe vlerësimet e qasjes në financa më bë një ambient të përshtatshëm miqësor për biznese. Sepse nuk ka shtet të qëndrueshëm të zhvilluar ekonomikisht pa sektor privat të zhvilluar.”
“E kemi fokusin që të zhvillohet ekonomia, të përmirësohen dhe të rriten të ardhurat që të rriten pagat dhe të punësuarit në sektorin privat të kenë paga të dinjitetshme.”
Hamza po ashtu premtoi se do t’i mbroj të drejtat e të punësuarve në sektorin privat.
“Përmes themelimit të Gjykatës të Punës, përmes themelimit të fondit të papunësisë që në rast se dikush e humb vendin e punës mos me qenë I/e detyruar që të lajmërohet në skemat sociale por për 6 muaj 80 për qind të pagës së fundit do ta ketë të garantuar.”
Hamza, premtoi se me qeverisjen e tij, pagat do të rriten 50 për qind, pensionet e moshës do të rriten për 70 për qind. Më pas PDK, shpalosi edhe listën e kandidatëve që janë në garë nga kjo parti.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të…
Ferrari ka prezantuar modelin e ri 296 Challenge Stradale, një superveturë të frymëzuar drejtpërdrejt nga garat automobilistike, por të homologuar…
Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në…
Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…
Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…
Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77…