Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ritheksoi të premten se do të qëndrojë në opozitë, ndërsa kërkoi përmbylljen e konstituimit të Kuvendit për t’i hapur rrugën krijimit të institucioneve të reja.
None found
Në një letër dërguar Albin Kurtit të premten, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se pozicioni i partisë së tij ishte sqaruar si gjatë takimit të 10 korrikut, ashtu edhe përmes përgjigjes së 3 gushtit.
Hamza bëri të ditur se, për shkak të dallimeve programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta përmbushë rolin e saj opozitar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas letrës, partia do të kontribuojë nga aty në forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve, transmeton Kosovapress.
Kryetari i PDK-së i kërkoi Kurtit që, brenda afatit të vendosur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndërmarrë veprimet e domosdoshme për përfundimin e konstituimit të Kuvendit.
Në letër kërkohet që këta hapa të ndërmerren sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit dhe të mundësohet formimi i institucioneve të reja.
Hamza konfirmoi gjithashtu se PDK-ja do t’i japë votat e saj për ta çuar deri në fund procesin e konstituimit të legjislativit.
Ai shkroi se Partia Demokratike e Kosovës do të japë kontributin e vet për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dokumenti, i cili përbën përgjigje ndaj letrës dhe ftesës së Kurtit për takim, mban datën 7 gusht 2026.
Gjiganti turk, Fenerbahce thuhet se po planifikon një transferim befasues të sulmuesit të Real Madridit, Endrick, gjatë kësaj vere.Sipas mediumit…
Një sulm me dronë ka shkaktuar zjarr në një magazinë të kompanisë Wildberries në Jekaterinburg, më shumë se 2 mijë…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” në kryeqytet, ku një fëmijë 10 vjeç është përplasur njëkohësisht…
Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme, do të vijojnë me temperatura të larta dhe mot kryesisht të kthjellët në…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërmarrë një tjetër përpjekje për të kufizuar të drejtën kushtetuese të shtetësisë…
Lumir Abdixhiku sapo ka arritur në zyret e Kuvendit të Kosovës. Kreu i LDK-së do të zhvillojë takimin e radhës…