Categories: kosovë

Halil Thaçi pretendon se u kërcënua me vdekje pas transferimit të një drejtori në Komunën e Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka deklaruar se ish-drejtori i Inspeksionit, Hajrullah Preniqi, e ka kërcënuar me jetë. Sipas Thaçit, kërcënimi erdhi pas vendimit për ta transferuar Preniqin nga drejtimi i Inspeksionit në atë të Emergjencave.

Të lidhura

None found

Thaçi i tha KosovaPress-it se rastin e ka denoncuar në Polici. Megjithatë, ai pretendon se procedurat janë zvarritur, pasi Preniqi ka lidhje të afërta me prokurorin që po merret me rastin.

Thaçi: Nuk e kam dëmtuar as në pagë, as në pozitë

“Arsyeja është se ai po pretendon me u kthye si shef i inspekcionit edhe për këtë arsye, menaxhimi i burimeve njerëzore më takon mua si kryetar komune, edhe lëvizjen që unë e kam bërë prej shefit të inspekcionit e kam dërguar në shef të emergjencave. Pra, unë nuk e kam dëmtuar asgjë në pagë, as në pozitë, vetëm e kam, arsye se ia kam ndërruar drejtorin. E kjo është arsyeja që ai po pretendon edhe përmes njerëzve, më ka çuar njerëz domethënë edhe më ka thënë që të hënën, nuk kemi me të lënë në jetë për me ardhur në komunë”, tha Thaçi.

Kryetari i Obiliqit përsëriti se ngjarjen e ka raportuar menjëherë në polici, por sipas tij, masat ndaj Preniqit nuk janë marrë me shpejtësinë e duhur për shkak të ndikimit që, siç pretendon ai, ka te prokurori i rastit.

Thaçi: Rasti iu raportua menjëherë Policisë

“Rastin menjëherë e kam lajmëruar në polici e kanë marrë krimet e rënda. Janë marrë krimet e rënda me këtë punë, mirëpo, prokurori i rastit, Paulin Pashku, ka vendosur, që për derisa nuk ka veprime, nuk mundet edhe me u arrestuar. Kjo ka qenë arsyeja e prokurorit, për derisa ne shumë mirë e dimë që njerëzit po arrestohen për një koment në Facebook, po nuk arrestohen pse ai çon njerëz edhe çon edhe kam dëshmitarë që ai më ka kërcënuar”, tha ai.

Thaçi e ka cilësuar Preniqin si person të përsëritur në vepra penale dhe ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga ndjekja e rastit përmes rrugëve zyrtare.

Thaçi: Hajrullah Preniqi është recidivist i disa veprave penale

“Ky është Hajrullah Preniqi, është njëri nga recidivistët e disa veprave penale, ka para tre vjete, dy-tre apo katër vjete që i ka ndodhur një plagosje. Mirëpo ky zotëria e ka, e ka djalin e motrës e ka gjyqtar edhe natyrisht që edhe prokurori bie në ndikim të tij. Pra krejt kjo është një skemë e krimit të organizuar. Ai zotëria është i njohur në komunën e Obiliqit si, si problematik, prandaj unë nuk e kam ndërmend me u lëshuar pe në këtë aspekt, unë e kam ndjekur rrugën zyrtare edhe atë çka ma mundëson ligji unë të hënën do ta zbatoj”, shtoi Thaçi.

Hajrullah Preniqi i ka mohuar për KosovaPress akuzat e kryetarit të Obiliqit, duke thënë se nuk e ka kërcënuar atë.

Preniqi mohon kërcënimin ndaj Thaçit

“S’është, e vërtetë. Ai mundet me thënë çka do, mund të deklarojë çka do. Mundet ku të dojë me shkua me ato, prej meje s’ka, nuk është i kërcënuar. Ato janë një shantazh i tij”, theksoi Preniqi.

KosovaPress iu drejtua edhe Policisë së Kosovës për informacion lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kishte marrë përgjigje.

të fundit

Thaçi visits work on Sokoli Road in Plemetin as infrastructure projects continue in Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

5 minutes ago

Human remains discovered in Brod; identity to be determined through DNA analysis

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

5 minutes ago

Kurti seeks support in Paris and Dublin for Kosovo’s integration and recognition by Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…

6 minutes ago

Electoral reform: Socialist Party invites Democratic Party to compromise on urgent changes before November 30

24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi  demokratëve  për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist  i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…

6 minutes ago

Snopçe: Interruption of parliamentary question time sets a troubling precedent for democracy

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…

6 minutes ago

Andonovska denies Public Health Institute sought to exclude unvaccinated children from schools and kindergartens

As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…

6 minutes ago