Veprimtari Halil Geci ka shpërndarë një video, për të cilën pretendon se përmban fakte dhe dëshmi lidhur me persona që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe kanë ndjekur atdhetarët shqiptarë.
None found
Sipas Gecit, bëhet fjalë për infiltrime dhe bashkëpunim me shërbimin jugosllav të sigurimit. Në deklarimet e tij ai përmend edhe pjesëtarë të SHIK-ut që i lidh me rrethin e Hashim Thaçit, ndërsa thekson se dokumentet dhe materialet arkivore mund të ndihmojnë në sqarimin e këtyre pretendimeve.
Postimi i plotë:
Ja cilët ishin bashkëpunëtorët e UDB-së që përndiqnin atdhetarët!
Kur spiuni dhe tradhtari i krijojnë mundësinë vrasjes së një atdhetari, tradhtia shndërrohet në mjet kundër kombit.
Drama më e rëndë shfaqet atëherë kur tradhtari i shërben pushtuesit, duke e ndjekur, poshtëruar dhe vrarë atdhetarin.
UDB-ja funksiononte përmes strukturave të krijuara dhe të aktivizuara prej saj. Kjo video, e shoqëruar me zë dhe fakte, pretendon të tregojë se cilët ishin bashkëpunëtorët e Shehollit.
Dokumente dhe dëshmi nga historia, mes tyre edhe materiale filmike me pamje dhe zë, dëshmojnë për pretendime mbi infiltrime dhe bashkëpunim me shërbimin jugosllav të sigurimit. Në këtë kuadër përmenden gjithashtu pjesëtarë të SHIK-ut të lidhur me rrethin e Hashimit.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar lidhur me fushën, për të…
Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në…
Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes 2026, ka rikthyer në vëmendje sfidat dhe…
Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin…