Categories: kosovë

Halil Geci kundërshton akuzat ndaj Donika Gërvallës: Pa prova, kjo është propagandë

Veprimtari i çështjes kombëtare, Halil Geci, ka reaguar në Facebook ndaj akuzave të fundit të drejtuara kundër ish-ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ai i ka cilësuar këto pretendime si të pambështetura, duke kërkuar publikimin e dokumenteve dhe të provave konkrete nga kushdo që e akuzon Gërvallën për bashkëpunim me armikun.

Të lidhura

None found

Sipas Gecit, një pretendim kaq serioz nuk mund të konsiderohet fakt vetëm sepse është artikuluar përmes deklaratave ose parullave në protesta.

Ai ka kërkuar gjithashtu që çdo pretendim për bashkëpunim me Serbinë apo për dëshmi të dhëna kundër personave të akuzuar në Hagë të bëhet publik dhe të vërtetohet me dokumentacion.

Reagimi i plotë:

AKUZA TË PAMBËSHTETURA, PROPAGANDË E RADHËS: TANI QENKAN DUKE KËRKUAR EDHE SHKARKIMIN E DONIKA GËRVALLËS!

“Donika Gërvalla ka bashkëpunuar me armikun” është pretendimi më i ri që qenka ngritur kundër saj.

Megjithatë, çështja kryesore është fare e qartë: KU NDODHEN PROVAT?

A është e mjaftueshme që një parullë të dëgjohet në protestë dhe një akuzë e rëndë të shpallet menjëherë “fakt”? Apo pretendime të kësaj natyre duhet të shoqërohen me dëshmi, dokumente dhe prova të prekshme?

Kushdo që pretendon se Donika Gërvalla ka bashkëpunuar me Serbinë, duhet të dalë publikisht dhe të paraqesë faktet konkrete. Le të bëhet e ditur nëse ka ndonjë dokument, dëshmi ose vendim gjyqësor që vërteton se ajo ka dëshmuar kundër ndonjërit prej të akuzuarve në Hagë, apo nëse ekziston çfarëdo prove tjetër në mbështetje të këtij pretendimi.

Të lëshosh një akuzë është shumë e lehtë, ndërsa ta argumentosh dhe ta provosh atë është diçka krejt tjetër.

Sapo kërkohen dokumente dhe prova, pretendimet pa mbështetje nisin ta humbin peshën.

Prandaj, pyetja shtrohet thjesht:

A është Donika Gërvalla problemi i vërtetë, apo shqetësimi lidhet me proceset e drejtësisë që kërkojnë përgjegjësi për pasuri të dyshuara si të paligjshme, korrupsion dhe krime të dyshuara?

Kush është i pafajshëm duhet të dalë përpara drejtësisë dhe t’i kundërshtojë akuzat përmes provave. Në këtë mënyrë funksionon shteti ligjor.

Por përdorimi i patriotizmit si perde tymi dhe ngritja e akuzave të rënda pa asnjë provë nuk përbëjnë mbrojtje të së vërtetës. Përkundrazi, ato janë përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë lidhur me atë që pretendohet.

Një pretendim i pabazuar nuk shndërrohet në fakt, pavarësisht sa herë përsëritet.

Për këtë arsye, atyre që i artikulojnë këto akuza u them:

Mos prisni që publiku t’ju besojë vetëm nga fjalët; bëjini publike argumentet dhe dokumentet!

Nëse thoni se Donika Gërvalla ka qenë dëshmitare ose ka dhënë dëshmi kundër personave të akuzuar në Hagë, atëherë paraqitni dokumentin, rastin dhe provën përkatëse.

Në të kundërtën, bëhet fjalë për akuza politike që ende duhet të vërtetohen.

Ju që ngrini akuza, vendosni etiketime dhe ushtroni shantazh, tregoni se ku i keni provat!

Ju lutem, sillni më pak akuza dhe më shumë dokumente!

Më pak britma, më shumë prova!

Më pak propagandë, më shumë fakte!

E vërteta nuk vendoset nga zhurma e mitingjeve, por përcaktohet përmes fakteve, dokumenteve dhe provave.

E VËRTETA MBËSHTETET TE FAKTET!

të fundit

Ish-transferimi i Kloppit drejt largimit nga Liverpooli, Iraola jep miratimin për Endon

Andoni Iraola raportohet se është gati t’i japë dritën jeshile largimit të një prej futbollistëve të Liverpoolit në afatin kalimtar…

5 seconds ago

Një dekadë pas debutimit, vetëm Rashica dhe Muriqi vazhdojnë nga formacioni i parë i Kosovës

Siç e dimë tashmë kanë kaluar mbi 10 vite, që kur Kombëtarja e Kosovës debutoi zyrtarisht në UEFA, duke luajtur…

12 minutes ago

Ligji për pagat e magjistratëve shkon në Gjykatën Kushtetuese, shoqatat: Mbrojmë shtetin e së drejtës, jo interesa financiare

Katër organizata që përfaqësojnë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Shoqata e…

13 minutes ago

Kristi Lamaj zbulon detajet e sezonit të ri të “Urban Gen”: Një sfidë e re në moderim

Këngëtari i njohur, Kristi Lamaj, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për muzikën,…

13 minutes ago

Hoxha: The Green Agenda must bring concrete changes for the citizens of the Western Balkans

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, merr pjesë në Takimin e Tretë Ministror për Agjendën e…

15 minutes ago

TAV Macedonia cancels restriction on free entry to the “Hug & Fly” zone

TAV Maqedonia e ka tërhequr vendimin me të cilin qasja falas e një automjeti në zonën “Hug & Fly” në…

15 minutes ago