Categories: kosovë

GUXO kundër linçimit politik të Gërvallës: Protestat janë të drejta, por jo baltosja

Partia GUXO ka reaguar pas protestave dhe debatit publik të shkaktuar nga dënimet e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke kundërshtuar sulmet politike ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres Donika Gërvalla.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate për media, subjekti politik ka vlerësuar se shqetësimi i qytetarëve dhe e drejta për të protestuar janë pjesë e demokracisë, por ka kritikuar përdorimin e tyre për “baltosje politike”.

GUXO thekson se vendimet e Hagës duhet të kundërshtohen dhe të trajtohen në rrugë juridike. Në të njëjtën kohë, sipas partisë, përgjegjësia politike duhet të kërkohet edhe te personat që votuan, negociuan dhe mbështetën themelimin e Gjykatës Speciale.

Në reagimin e saj, partia ka vënë në pikëpyetje arsyet e sulmeve ndaj Donika Gërvallës, duke pyetur nëse ato lidhen vërtet me zhvillimet në Hagë apo me ligjin për hulumtimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Komunikata e plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Drejtësi po, manipulim politik jo

Reagimi i qytetarëve ndaj dënimeve të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë është plotësisht i kuptueshëm dhe legjitim. Protesta përbën një të drejtë themelore në një shoqëri demokratike, ndaj zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të respektohet.

Por dënimet drakonike që shkaktuan këtë pakënaqësi të gjerë nuk mund të ndryshohen përmes sulmeve politike e publike. Ato mund të adresohen vetëm përmes një procesi të rregullt juridik. Në këtë drejtim, Gjykata e Apelit, si shkalla e dytë, mbetet rruga e vetme institucionale për trajtimin e këtij problemi.

Asnjë vendim gjyqësor nuk e zhbën drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, e cila mbetet e drejtë dhe e shenjtë.

Prandaj, pyetja që duhet shtruar është e qartë: përse përgjegjësia politike nuk kërkohet nga ata që e votuan, e negociuan dhe e përkrahën Gjykatën Speciale? Sot, fushatës së akuzave dhe baltosjeve po i prinë pikërisht ata që, në studio televizive dhe jashtë tyre, kërkonin burgosje, lexonin emra dhe ushtronin presion të jashtëzakonshëm që ky ligj të miratohej në Kuvend.

Është e papranueshme që, në vend të një shqyrtimi të mbështetur në fakte dhe në veprime konkrete për të kuptuar se si u arrit deri te kjo situatë, po synohet që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja Donika Gërvalla të paraqiten politikisht si “fajtore”.

Historikisht, linçimi publik dhe baltosja e skajshme u kanë paraprirë edhe likuidimeve fizike të figurave të njohura kombëtare.

Për këtë arsye, Partia Guxo pyet se nga po vjen rikthimi i fantazmave të listave për likuidime të viteve 97, 98, 99? Këto zhvillime ngrenë dyshime serioze: a po tregohet se në Kosovë ende nuk mund të zhvillohen procese të pavarura gjyqësore pa presion politik dhe ndërhyrje nga jashtë? Çfarë mesazhi u përcillet botës përmes këtyre fushatave dhe protestave kundër institucioneve të drejtësisë?

Shoqëria jonë duhet të vendosë nëse drejtësinë e kërkon vetëm kur ajo i shërben interesave të ngushta politike, apo nëse synon një drejtësi të mbështetur rreptësisht në ligj dhe jo në kërkesat e grupeve që e trajtojnë ligjin si pronë të tyre.

Partia Guxo është e bindur se drejtësia nuk duhet të shndërrohet asnjëherë në mjet të përplasjeve të brendshme politike.

Në fund, duhet të shtrohet edhe një pyetje tjetër: a lidhen sulmet ndaj Donikës me Hagën apo me ligjin për hulumtimin e pasurisë së pajustifikueshme? Ofendimet e publikuara sot në portale dëshmojnë se përgjigjja është kjo e dyta.

Prandaj:

Shqetësim qytetar, po.

Protestë, po.

Llogaridhënie, po.

Linçim politik, në asnjë mënyrë.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

7 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

7 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

8 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

8 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

8 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

8 hours ago