Categories: kosovë

Gruda: Shpresojmë që nesër katër ish-drejtuesit e UÇK-së të lirohen, të vërtetën e luftës do ta mbrojmë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, deklaroi se PDK-ja pret që nesër Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga të gjitha aktakuzat.

Të lidhura

None found

Sipas Grudës, lufta çlirimtare dhe mbrojtëse e Kosovës nuk mund të barazohet me politikën shtetërore të agresionit, represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb.

Gjatë një konference për media, 18 orë para shpalljes së verdiktit përfundimtar nga Gjykata Speciale në Hagë, ai tha se Kosova pret një vendim të drejtë.

“Me shpresë dhe besim, sot themi se nesër duam të festojmë. Shpresojmë t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë, në rrugën e kthimit drejt Kosovës. Deri në atë moment, detyra jonë është e qartë: do të mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së, sakrificën e popullit të Kosovës dhe legjitimitetin e shtetit tonë”, u shpreh Gruda.

Ai paralajmëroi se çdo vendim tjetër do të kundërshtohet fuqishëm, përmes argumenteve dhe të gjitha mjeteve juridike e demokratike që janë në dispozicion.

“Edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë atë që e kemi kërkuar vazhdimisht: drejtësi të mbështetur në prova, standarde të njëjta për të gjithë dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës”, deklaroi deputeti i PDK-së.

Gruda rikujtoi represionin, dhunën, dëbimet, vrasjet dhe krimet e kryera për dekada ndaj popullit të Kosovës, duke theksuar se historia nuk mund të ndryshohet.

“Në vitin 1999, UÇK-ja dhe demokracitë perëndimore qëndruan në të njëjtën anë të historisë. Ky bashkëpunim dhe përkrahja ndërkombëtare i dhanë fund një katastrofe humanitare dhe krijuan rrugën drejt lirisë dhe shtetit të Kosovës. Për këtë arsye, historia e Kosovës nuk duhet të rishkruhet. Është e qartë kush ishte agresori dhe kush viktima, kush përdori dhunën e represionin, kush dëboi qindra mijëra qytetarë nga shtëpitë e tyre dhe përse ndërhyri bota demokratike”, theksoi ai.

Deputeti i PDK-së u bëri thirrje të gjithë akterëve publikë të ruajnë qetësinë dhe të shmangin krijimin e panikut të panevojshëm te qytetarët.

“Në PDK i kemi ndjekur me shqetësim disa reagime publike të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar ankth të panevojshëm te qytetarët. Në rrethana të tilla, çdo akter publik duhet të tregojë maturi dhe kujdes. Kosova e ka dëshmuar se momentet e mëdha di t’i përballojë me dinjitet”, tha Gruda.

të fundit

Pagat e magjistratëve, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet

Me 8 vota pro nga socialistët dhe 3 kundër nga demokratët, Komisioni i Ligjeve miratoi nen për nen ndryshimet ligjore…

9 minutes ago

ESHR zbulon shkelje dhe mangësi në prokurimet e EMV-së

Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka konstatuar një sërë mangësish dhe parregullsish në planifikimin, zbatimin dhe realizimin e prokurimeve publike…

10 minutes ago

Nënat e punësuara në Maqedoninë e Veriut mund të përfitojnë kthim të plotë të tatimit personal

Nënat që janë të punësuara në Maqedoninë e Veriut do të marrin një ndihmë të konsiderueshëm financiar përmes një rimbursimi…

10 minutes ago

Hoffenheimi gëzohet për rikthimin e Fisnik Asllanit: “Na duhen të gjithë lojtarët

Hoffenheimi është tepër i lumtur që Fisnik Asllani u rikthye nga lëndimi dhe që do të jetë me ekipin për…

13 minutes ago

Video/ Helikopteri rrëzohet në Utah pak sekonda pas ngritjes, dy persona shpëtojnë me lëndime të lehta

Pamje tronditëse tregojnë momentin kur një helikopter i tipit Bell 206 humbet kontrollin dhe përplaset në tokë vetëm pak sekonda…

14 minutes ago

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 4 persona nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë…

23 minutes ago