Organizata joqeveritare në Serbi “Gratë në të zeza” ka bërë të ditur se sot do të organizojë një protestë kundër racizmit që është duke iu bërë shqiptarëve në këtë shtet.
Kjo organizatë ka njoftuar përmes Facebook-ut, se protesta do të fillojë nga ora 13:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 13:30.
“Ne e dënojmë ashpër gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po prezantojnë termin racist dhe diskriminues ‘Shiptar’ në komunikimin zyrtar”.
Po ashtu kjo organizatë ka bëtë të ditur se do të rendisë shembuj të politikës shtetërore serbe që stigmatizon shqiptarët atje.
“Gjatë aksionit skenik “Stop Racizmit”, ne do të rendisim vetëm disa shembuj të politikës shtetërore që stigmatizon komunitetin shqiptar! Sa më shumë gjuhë të dini, aq më shumë vleni – ne mësojmë shqip! Nëse doni të shkoni, nëse doni ta bëni – mos u shqetësoni!”, thuhet në njoftim.
Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…
Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…
Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…
Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…
Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…
Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…