Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, të martën, se Lëvizja Vetëvendosje e ka përvetësuar idenë e bashkimit kombëtar. Ai ka deklaruar se kjo ide nuk ka të bëjë me këtë organizatë.
Gorani ka thënë se ai si fëmijë e ka parë sakrificën e shqiptarëve për flamurin kuq e zi dhe Shqipërinë.
Por thotë se pas shpalljes së pavarësisë, LVV-ja e Albin Kurtit e nisi manipulimin.
“Çka përjetoj unë që bë vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë me t’u mush rrugët me flamuri kuq e zi duke e kërkuar bashkimi kombëtar dhe ti e sheh nisjen e një procesi të madh të manipulimit. Përpjekja e përvetësimit të diçkaje që nuk ka lidhje me këtë organizatë dhe pasi që e përvetëson e bën për manipulim publik, në momentin e parë që e fiton pushteti heq dorë”.
Më 30 nëntor, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kishte thënë se “Kosova është projekt i përkohshëm”. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Gorani.
“Tash del një ministër dhe thotë Kosova është projekt i përkohshëm sepse synimi i vërtetë është bashkimi me Shqipërinë. Mos more, sonte po më thuash që sonte ekziston një qëllim që është qind vjeçarë”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Super Bowl 2026 do të zhvillohet natën mes 8 dhe 9 shkurtit. Edicioni i 60-të do të diskutohet mes New…
Reali i Madridit është skuadra, e cila ka fituar më shumë penallti këtë sezon. Sipas statistikave penalltia e fitores që…
Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet procesi në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut. Avokati Aldo Duro…
Drejtuesit e Juventusit po mendojnë që tani për futbollistë, të cilët mund të firmosin menjëherë, duke qenë se kontrata me…
Kryeministri Edi Rama, është përfshirë në një tjetër diskutim me gazetaren Klodiana Lala, pas një deklarate të bërë për Shoqatën…
Ish-konkurrentja e "Big Brother", pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, Neda Balluku është rikthyer në vëmendjen…