Categories: kosovë

GLPS akuzon KPK-në për mungesë qasjeje në fletëpoentimet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka reaguar pasi kësaj organizate nuk i është lejuar qasja në fletëpoentimet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Të lidhura

None found

Sipas GLPS-së, kur bëhet fjalë për një funksion kaq të rëndësishëm institucional, përzgjedhja e të cilit ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit prokurorial dhe në besimin e qytetarëve te drejtësia, i gjithë procesi i vlerësimit duhet të shoqërohet me standarde të larta transparence dhe me arsyetim të qartë të vendimmarrjes.

“Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) si organizatë që i ka monitoruar nga afër të gjitha fazat e deritanishme të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit dhe me qëllim të vlerësimit sa më objektiv të të gjithë procesit, më datë 2 korrik 2026, një ditë pas intervistimit të kandidatëve, ka parashtruar kërkesë në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) për lejimin e qasjes në fletëpoentimet e Panelit Vlerësues. Në rastin e një pozite kaq të rëndësishme institucionale, ku përzgjedhja ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e sistemit prokurorial dhe besimin e qytetarëve në drejtësi, procesi i vlerësimit duhet të jetë i shoqëruar me standarde të larta të transparencës dhe arsyetimit të vendimmarrjes.

Bazuar në afatin prej 7 ditësh që përcakton Ligji Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike, KPK ka zgjedhur heshtjen në raport me këtë kërkesën, duke mos respektuar detyrimet ligjore dhe praktikën që ka vendosur tashmë Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) në raport me të drejtën e qasjes së OJQ-ve në fletëpoentimet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit. Andaj, mungesa e vullnetit institucional të KPK-së që të lejojë qasje në këto dokumente paraqet një sinjal negativ në pritshmëritë e publikut mbi ndryshimet ligjore dhe reformën e synuar në këtë organ kushtetues.

Refuzimi i heshtur për të dhënë qasje krijon paqartësi të panevojshme dhe nuk përputhet me pritshmëritë për një institucion kushtetues që synon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe besimit publik.

Qasja në këto fletëpoentime është e domosdoshme për të mundësuar një vlerësim të drejtë, të plotë dhe të bazuar të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe për të verifikuar nëse vendimmarrja institucionale është zhvilluar në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me parimet e transparencës dhe meritokracisë.

Prandaj, GLPS sot ka dorëzuar ankesë kundër KPK-së në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), duke kërkuar që e njëjta ta obligojë Këshillin për të lejuar qasje në fletëpoentimet e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit që janë intervistuar më datë 1 korrik 2026”, thuhet në reagimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

Tags: glpskpkmohon

të fundit

Goxhaj accuses opposition of dividing protesters: No concrete plans yet for Saturday’s national rally

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

3 minutes ago

Albanians built Greece, but are now denied pensions”: Will the government change the existing rules?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

3 minutes ago

Elbasan, search resumes after apartment building explosion: 16 responders deployed, little chance 69-year-old is alive

Rinis pas ndërprerjes së përkohshme operacioni i kërkim-shpëtimit në pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në lagjen “Beqir…

3 minutes ago

Students announce protest outside Education Ministry on Saturday, nationwide rallies to be held twice a week

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00,…

4 minutes ago

Kusari-Lila and EULEX chief discuss stability, rule of law and economy

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…

4 minutes ago

Progress Report praises the work of the Information and Privacy Agency

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson…

4 minutes ago