Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 21 dhjetorin 2026 si datën e seancës fillestare ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 personave të tjerë të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës, përfshirë vrasjen e 107 civilëve.
Në këtë proces gjyqësor janë të akuzuar Milovan Kovaçevic, Radomir Çoliq, Milosh Doshan, Predrag Ristiq, Sërgjan Kërstiq, Ljubisha Obradoviq, Zhivko Sariq, Spaso Sariq, Lazar Drashkoviq, Zvonko Ristiq, Darko Gligorijeviq, Çedomir Bozhoviq, Vladirmir Bozhoviq, Robert Dobruna, Radomir Rakoviq, Ljubisha Rakoviq, Milosh Shqepanoviq, Milan Radoiçiq, Svetislav Gligorijeviq dhe Tomica Avramoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.
None found
Sipas Gjykatës, me propozim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, procedura do të zhvillohet në mungesë, pasi të pandehurit nuk kanë qenë të arritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
“Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës”, njofton Gjykata.
Institucioni gjyqësor u ka bërë thirrje 20 të akuzuarve që të paraqiten dhe të dorëzohen te organet e ndjekjes së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Gjykata ka kërkuar nga çdo person që ka të dhëna për vendndodhjen e të akuzuarve që t’i përcjellë ato te Policia e Kosovës ose te institucionet e tjera kompetente.
Seanca është planifikuar të mbahet më 21 dhjetor 2026, duke filluar në orën 09:30, ndërsa trupin gjykues do ta drejtojë Leon Përlaska.
Aktakuza ndaj 20 të pandehurve është ngritur më 6 gusht 2026 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Gjakovës dhe për vrasjen e 107 civilëve. Mes të akuzuarve ndodhet edhe Milan Radoiçiq.
Më herët, më 27 mars 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhërarrest për Milan Radoiçiqin dhe 19 personat e tjerë për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Urdhërarresti i siguruar nga “Betimi për Drejtësi” parashikonte shoqërimin e menjëhershëm të Milovan Kovaçevic, Radomir Çoliq, Milosh Doshan, Predrag Ristiq, Sërgjan Kërstiq, Ljubisha Obradoviq, Zhivko Sariq, Spaso Sariq, Lazar Drashkoviq, Zvonko Ristiq, Darko Gligorijeviq, Çedomir Bozhoviq, Vladirmir Bozhoviq, Robert Dobrunaj, Radomir Rakoviq, Ljubisha Rakoviq, Milosh Shqepanoviq, Milan Radoiçiq, Svetislav Gligorijeviq dhe Tomica Avramoviq.
Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998-1999, M.K., si shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Gjakovë, R. Ç., si komandant i njësive të Policisë së Posaçme (PJP), dhe M.D., në detyrën e komandantit të Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me të pandehurit P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A., në cilësinë e pjesëtarëve të këtyre njësive, akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e 107 civilëve gjatë një operacioni të gjerë ushtarako-policor.
Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë operacionit, të pandehurit fillimisht i kishin ndarë gratë dhe fëmijët nga burrat.
Sipas njoftimit, grave u janë marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat janë ekzekutuar në shtëpitë dhe oborret e tyre, si dhe në vendin e njohur si “Ura e Taliqit”. Në të njëjtin operacion, shtëpitë janë djegur.
Milan Radoiçiq është gjithashtu i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë, ku dyshohet se ka qenë organizator i grupit.
Këtë të enjte, ministri i Financave, Petrit Malaj, po prezanton në Konferencën e Kryetarëve projektligjin për buxhetin 2027. Partia Demokratike…
Këtë të enjte, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën…
Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…
Prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, Volkswagen, bëri të ditur se kishte regjistruar një humbje prej 5.8 miliardë…
Ekranet me prekje në veturat moderne mund të përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në trafik, pasi i shpërqendrojnë shoferët dhe…