Categories: kosovë

Gjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: Rama veproi si kryeministër i shqiptarëve

Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Verdikti përfundimtar për katërshen e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator.

Të lidhura

None found

Gjatë emisionit “DPT te Fidani” të hënën, Çitaku shprehu mirënjohje të veçantë ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për angazhimin e treguar në lidhje me këtë çështje.

Sipas saj, Rama është sjellë “si kryeministër i shqiptarëve”. Ajo theksoi se, krahas qëndrimeve të bëra publike, kryeministri shqiptar ka ndërmarrë edhe veprime të tjera që nuk janë bërë të ditura.

“Dua t’i shpreh mirënjohjen time të thellë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sjellja e tij ka qenë ajo e një kryeministri të shqiptarëve. Unë e di se, përveç deklaratave publike që i kemi parë të gjithë, ai ka bërë shumë më tepër dhe për këtë do t’i jem mirënjohëse përjetë”, deklaroi Çitaku.

të fundit

Gresa Krasniqi thyen heshtjen pas dënimit në Hagë: Vendimi na plagosi, por nuk do të na thyejë

Gresa Krasniqi, vajza e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të gjykatës në Hagë për…

10 seconds ago

Konjufca: Aktgjykim i padrejtë dhe i pamerituar për udhëheqësit e UÇK-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar si “të trishtueshëm” aktgjykimin e Dhomave të Specializuara…

34 seconds ago

Edi Rama reagon pas vendimit të Gjykatës Speciale

Pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.…

1 minute ago

Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim, ja reagimi i tij në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim në shkallën e parë në Gjykatën Speciale në Hagë.…

2 minutes ago

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Rexhep Selimi, është dënuar me 13 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Vendimi është shpallur sot,…

5 minutes ago

Jeton Beqiri emërohet trajner i Qabalas në Azerbajxhan

Klubi azerbajxhanas Qabala ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, duke emëruar në këtë post trajnerin shqiptar Jeton Beqiri.“Kuqezinjtë” kanë…

9 minutes ago