kosovë

Gjykata ua njeh pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka njohur pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë 1998-99, njoftoi të mërkurën Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

QKRMT tha në një njoftim për media se i ka përfaqësuar ligjërisht tre të mbijetuar, në procese të ndara gjyqësore, të cilëve gjykata vendosi t’ua njohë pensionin si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pensionin bazik të moshës (si dhe atë kontributdhënës).

Prej vitit 2014, kur u miratua legjislacioni, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë mund të marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe kështu të përfitojnë një pension mujor prej 230 eurosh.

Por pas mbushjes së moshës së pensionimit, që në Kosovë është 65 vjeç, të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë u kërkohet të zgjedhin mes njërit prej dy pensioneve, sipas QKRMT-së.

QKRMT-ja tha se proceset gjyqësore për këto raste kanë filluar qysh nga viti 2021.

“Fillimisht janë përgatitur dhe dorëzuar paditë për 5 raste, ndërsa më vonë numri i rasteve ka vazhduar të shtohet”, tha kjo qendër.

Nuk dihet numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Por, sipas të dhënave nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm gati 2.000 persona kanë aplikuar për ta marrë statusin e personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, statusi u është aprovuar rreth 1.600 personave.

QKRMT-ja tha se vendimi i gjykatës të mërkurën “është dëshmi e mjaftueshme” se të mbijetuarve duhet t’u njihet e drejta për marrjen e dy pensioneve.

Ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta rregullojë këtë çështje përmes një akti administrativ “dhe t’ua mundësojë kategorive, të cilat gëzojnë të drejtën që të përfitojnë nga dy pensionet, t’i marrin ato nga momenti kur plotësohen kushtet ligjore, në mënyrë që mbijetuarit mos të presin me vitet të tëra deri sa të vendosë gjykata për njohjen e kësaj të drejte”.

të fundit

Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI)

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë…

22 minutes ago

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët…

45 minutes ago

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit .…

1 hour ago

Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët

Pas vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli”, një tjetër tragjedi goditi…

2 hours ago

FSHF takim me klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullore

Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së…

2 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5…

2 hours ago