Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë reaguar në lidhje me kërkesën e avokatëve mbrojtës të Hashim Thaçit, të cilët kanë kërkuar lirimin me kusht të tij bashkë me një sërë garancish, përfshirë edhe një shumë prej 50 mijë eurosh si dorëzani. Sipas institucionit, autoriteti për të marrë një vendim të tillë i përket ekskluzivisht gjyqtarit të çështjes.
None found
Në përgjigjen zyrtare për Rtv21, Specialja thekson se është pikërisht gjykatësi i vetëm që vendos mbi masën e paraburgimit, duke u bazuar në dispozitat ligjore dhe rregulloren në fuqi. Po ashtu, bëhet e ditur se ai do të shpallë vendimin në një moment të përshtatshëm, duke e shoqëruar atë me arsyetimin përkatës.
Ndër kushtet e tjera të propozuara nga mbrojtja, theksohet se Thaçi nuk do të lejohet të dalë jashtë kufijve të Kosovës dhe se do t’i detyrohet të dorëzojë pasaportën si dhe çdo lloj tjetër dokumenti që shërben për udhëtim.
Tutje, parashikohet që ai të mos bëjë asnjë koment publik, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në mediat tradicionale apo platformat sociale. Gjithashtu, atij nuk do t’i lejohet të flasë për përmbajtjen e dosjes së tij me persona jashtë një grupi të përcaktuar anëtarësh të ekipit ligjor mbrojtës.
Kryetari i Partisë MUNDËSIA Agron Shehaj ka reaguar për pamjet që tregojnë momentet kur deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe…
Gjykata Themelore Penale në Shkup e liroi nga akuzat ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për rastin “Talir 2”, që kishte të bënte…
Në Ministrinë e Shëndetësisë sot u realizua pranim-dorëzimi i detyrës mes ministrit të deritanishëm Azir Aliu dhe ministrit të ri…
Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në Serbi, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres së Administratës Shtetërore…
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se vendimi për nisjen e Dialogut Strategjik mes Serbisë dhe Shteteve të…
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pas deklaratës skandaloze të ministres për Pushtetin Lokal, Snezhana…