Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos liruar nesër ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Kryeministri Rama u shpreh se kjo është një ulje e re nga një gjykatë turpëruese e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm.
“Një ulje e re nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme, e cila e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe, dhe vullnetin e Parlamentit të Kosovës në një boomerang të dhunshëm!”-shkruan Rama.
Gjykata Speciale ka refuzuar lirimin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë nesër në varrimin e të atit, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes një reagimi në rrjete sociale, deklaron se vendimi nga Gjykata Speciale është një akt dashakeq dhe i qëllimshëm.
Ndër të tjera theksojnë se institucionet ndërkombëtare duhet të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe të marrin masa që raste të tilla të mos përsëriten.
Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…
Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…
Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më…
Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, në…
Sot, më 25 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.5…
Ditën e sotme, (25 gusht 2025), do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili…