Categories: kosovë

Gjykata Speciale jep detaje për vizitën e Kadri Veselit në Kosovë

Kadri Veseli është liruar me kusht nga Gjykata Speciale, për të ardhur në një vizitë tek familja në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, në një përgjigje për lajmi.net ka dhënë detaje të vizitës së Veselit në Kosovë.

Të lidhura

None found

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Angela Griep.

Deri më tani, Veseli është parë vetëm në Mitrovicë ku është raportuar se ka vizituar babain e tij i cili thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni për vizitën e Veselit në Kosovë.

të fundit

Barcelona ndjek nga afër sensacionin e Serie A: 13 gola në 12 ndeshje

Barcelona po e shton interesimin për sulmuesin portugez të Monzas, Gustavo Varela, i cili është shndërruar në njërin prej talenteve…

3 minutes ago

“Perëndia di çdo gjuhë”, Mitropoliti i Korçës Imzot Anastasi reagon ndaj Taulant Ballës: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitropoliti Anastas, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin…

3 minutes ago

Arsenali shqyrton pesë përforcime për janarin, mes tyre një lojtar që mund të kushtojë mbi 80 milionë euro

Arsenali ka identifikuar pesë objektiva për afatin kalimtar të janarit, me synimin për të përforcuar skuadrën e Mikel Artetës dhe…

9 minutes ago

Gjykata Penale shpall të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtari i policisë dyshohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për veprat penale të pastrimit…

16 minutes ago

Ditari i Papa Françeskut: Tri herë pashë djallin, me sy kërcënues e si flakë zjarri

Zbulime të pazakonta nga jeta shpirtërore e Papa Françeskut janë bërë publike përmes ditarit të tij personal, pjesë të të…

21 minutes ago

Konferenca e Kryetarëve/ Kuvendi cakton datën e mocionit me debat të kërkuar nga PD për Raportin e Progresit të KE-së

Konferenca e Kryetarëve, ka caktuar datën 10 dhjetor 2026 për zhvillimin e mocionit me debat të kërkuar nga Partia Demokratike…

29 minutes ago