Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur që ish presidenti Hashim Thaçi, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj, të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim lidhur me aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë.
Kështu u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, në konferencën javore të enjten. Griep, në një konferencë për media pohoi se arsye për vazhdimin e masës së paraburgimit është mundësia e arratisjes.
“Më 7 dhe 8 prill 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, me konstatimin se për katër të akuzuarit ekzistojnë arsye të artikulueshme për të besuar se mund të arratisen, të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera. Gjykatësja e Procedurës Paraprake konstatoi më tej se këto rreziqe mund të zvogëlohen vetëm duke vazhduar paraburgimin e tyre”, tha Griep.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Cristian Chivu zyrtarisht është emëruar trajneri i ri i Interit, vetëm pak ditë pas largimit të Simone Inzaghit nga detyra,…
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me edhe gjashtë muaj hetimet për ish-Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Pas muajsh në qeli,…
Pas ndeshjes Shqipëri – Serbi, të zhvilluar së fundmi, Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar me një deklaratë të ashpër,…
Barcelona është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për t’u rikthyer në Camp Nou, pas më shumë se një viti në…
Ditën e sotme, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.…
Presidentja Osmani ka caktuar 12 tetorin e vitit 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale Sipas një njoftimi…