Categories: kosovë

Gjykata rihap procesin ndaj Milorad Gjokoviqit për akuzat për krime lufte

Shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale ndaj Milorad Gjokoviqit, i cili akuzohet për krime lufte kundër civilëve shqiptarë, do të rihapet me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Vendimi lidhet me deklaratën e dëshmitares Nurije Krasniqi, e cila ka thënë se menjëherë pas luftës ishte marrë në pyetje nga policia për këtë rast, ndonëse nuk i kujtohej data kur e kishte dhënë dëshminë.

Me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit, gjykata i ishte drejtuar Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë për ta siguruar këtë deklaratë. Instituti, megjithatë, kishte njoftuar se një dëshmi e tillë nuk gjendej në posedim të tij.

Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala Abdyli, bëri të ditur se pas analizimit të lëndës është konstatuar se nuk janë shteruar të gjitha mundësitë për gjetjen e kësaj prove. Sipas saj, rihapja e procesit është e domosdoshme për sqarimin e plotë të rastit, pasi Krasniqi ka deklaruar nën betim se pas përfundimit të luftës kishte dëshmuar para organeve policore.

Gjykata do të kërkojë nëse deklarata ndodhet në stacionin policor në Pejë dhe, nëse paraqitet nevoja, edhe pranë institucioneve ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë pas luftës, përfshirë UNMIK-un dhe EULEX-in. Shala Abdyli theksoi se synimi është që vendimi përfundimtar të bazohet në një administrim sa më të plotë të provave.

Nëse kjo dëshmi nuk mund të sigurohet, atëherë, në varësi të të gjeturave, Nurije Krasniqi mund të thirret sërish për t’u dëgjuar para gjykatës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, gjatë viteve 1998-1999, në fshatin Ozdrim të Pejës dhe në fshatra të tjera të këtij rajoni, Gjokoviqi dyshohet se, në cilësinë e pjesëtarit të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka ndërmarrë masa që përfshinin vrasje, bastisje, rrahje, keqtrajtim, arrestim, torturë, trajtim mizor dhe çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Ai ngarkohet gjithashtu me plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e banesave të popullsisë civile shqiptare.

Në aktakuzën e hartuar më 23 qershor 2023 përshkruhet se forcat e rregullta ushtarake kishin hyrë në Ozdrim nga pjesa veriore, përmes rrugës rajonale Pejë–Mitrovicë. Ndërkohë, nga perëndimi i fshatit, në drejtim të Vitomiricës, kishin depërtuar grupe paramilitare të përziera me pjesëtarë të njësive speciale ushtarake.

Aktakuza pretendon se këto forca kishin hapur zjarr ndaj popullsisë civile, duke vrarë gjashtë civilë shqiptarë me inicialet I.K., Sh.K., E.M., R.Sh., Z.Sh. dhe M.H.

Tre civilë të tjerë, A.G., H.G. dhe M.G., ishin plagosur nga të shtënat dhe fillimisht ishin dërguar në Spitalin e Pejës. Më pas, sipas Prokurorisë, ata ishin ekzekutuar dhe varrosur në fshatin Lutogllavë.

Gjatë ofensivës dyshohet se ishin vrarë edhe pesë civilë shqiptarë, R.K., Z.K., A.K., A.K. dhe A.Sh. Trupat e tyre nuk janë gjetur, ndërsa ata vazhdojnë të evidentohen si persona të zhdukur.

të fundit

North Macedonia’s Institute of Public Health: Five New West Nile Fever Cases Confirmed in July

Deri më sot, në vend janë regjistruar gjithsej tetë raste me ethet e Nilit Perëndimor, shtatë prej të cilave janë…

3 minutes ago

GJKKO Refuses to Send SASPAC Case to Trial, Returns It to SPAK for Further Investigation

Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e prokurorisë…

4 minutes ago

Debate on US Loan Held Behind Closed Doors, Shehaj Accuses Majority: You Are Hostage to Balluku and Think You Will Escape Justice

Rikthehet seanca plenare pas një ndërprerje prej disa orësh. Pritet që të diskutohet oër marrëvrshjen e huasë nga SHBA-ja. 40…

4 minutes ago

Confidential Document Taken from Parliament Office, Ethics Secretariat to Review SP Request on Agron Shehaj Tomorrow

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e…

5 minutes ago

NAMES/ SPAK Sends 11 People to Trial for International Drug Trafficking to Finland

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme…

5 minutes ago

“I Take the Clothes I Don’t Wear to the Mosque,” Selin Reveals Her Longtime Habit

Fituesja e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram…

6 minutes ago