Gjykata Themelore në Pejë ka dhënë aktgjykimin për çështjen e njohur si “Orenda”, e cila ka të bëjë me keqtrajtimin e një të moshuare në një shtëpi të pleqve gjatë vitit 2022.
None found
Sipas vendimit të gjykatës, Aurona Pelaj është gjetur fajtore, pasi është provuar se ajo me dashje ka ushtruar forcë fizike ndaj viktimës. Për këtë vepër, asaj i është shqiptuar dënimi me 2 vjet e 3 muaj burgim.
Në këtë dënim do të përfshihet edhe periudha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori 2022 deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa tjetër e dënimit do të vuhet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Po ashtu, përveç dënimit me burg, Gjykata ka vendosur edhe masë plotësuese ndaj Aurona Pelajt, duke ia ndaluar ushtrimin e profesionit të infermieres për pesë vjet, raporton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, Altina Rexhepi është shpallur e pafajshme. Ajo ngarkohej me akuzën se, në bashkëkryerje me Aurona Pelajn, kishte përdorur forcë ndaj viktimës duke ia mbajtur duart gjatë ngjarjes, por Gjykata vendosi ta lirojë nga akuza.
Për të pandehurën Remzie Kuqi, Gjykata ka hedhur poshtë akuzën për veprën penale “Sulmi”, pasi Prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale lidhur me këtë pikë të aktakuzës.
Rasti “Orenda” pati shkaktuar reagime të forta në opinionin publik në nëntor të vitit 2022, pasi u publikuan pamje ku shihej keqtrajtimi fizik i një të moshuare nga punonjëse të shtëpisë së pleqve.
Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…
Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…
Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…
Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin e kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur. Shkak…